Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rubio: Veprimet e Dodikut kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës!

Editor by Editor
March 8, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rubio: Veprimet e Dodikut kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.

“Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese“, shkroi Rubio në rrjetin social X të shtunën herët.

Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e këtyre ligjeve të entitetit serb. Gjykata, Prokuroria e Bosnjës dhe SIPA janë formuar në bazë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Bosnje dhe Hercegovinës dhe ato ligje janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit. Për t’u zhbërë, sipas Kushtetutës së shtetit, duhet që votimi i Kuvendit të Bosnje e Hercegovinës.

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi ligjet më 27 shkurt, pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të RS-së për gjashtë vjet. Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se ka muaj që po zhvillon një hetim për shkak të dyshimeve se është kryer vepra penale “sulm ndaj rendit kushtetues”. Kodi Penal i Bosnjës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare nëse dikush “përpiqet në mënyrë të kundërligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës ose të përmbysë institucionet e saj më të larta”.

Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt paraprakisht i kishte shpallur të pavlefshme, ligje që synonin të parandalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi masë të përkohshme për moszbatimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës të organizatave jofitimprurëse. Kërkesa u dorëzua nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës. Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, në përputhje me ligjin rus, vendos kontroll të rreptë mbi veprimtarinë e sektorit civil në RS./REL

Previous Post

Berisha për median greke: Rama i korruptuar, shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë! Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

Next Post

“Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve”/ Rama në podcast me “tre petale të trëndafilit socialist”: Nëse të rinjtë kuptojnë se politika bën gjëra të mëdha, në çdo rast ka shpresë

Next Post
“Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve”/ Rama në podcast me “tre petale të trëndafilit socialist”: Nëse të rinjtë kuptojnë se politika bën gjëra të mëdha, në çdo rast ka shpresë

"Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve"/ Rama në podcast me "tre petale të trëndafilit socialist": Nëse të rinjtë kuptojnë se politika bën gjëra të mëdha, në çdo rast ka shpresë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al