Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ruaj etikën”, Veliaj përplaset me Prokurorin e SPAK: Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse

Editor by Editor
February 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Ruaj etikën”, Veliaj përplaset me Prokurorin e SPAK: Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore në GJKKO ku është vlerësuar masa e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe prokurorit të çështjes, Olsi Dado.

Veliaj ka akuzuar se gjatë periudhës kur janë bërë hetime, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK.

Por pas deklaratës së tij, ka reaguar prokurori Doda që i ka kërkuar kryebashkiakut të jetë i kujdesshëm me etikën.

Pas shtatë orësh seancë gjyqësore dhe dy orë që gjyqtari i çështjes i tërhoq për të marrë vendimin, Veliaj mbeti në burg, ndërsa masa e bashkëshortes së tij ndryshoi nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Veliaj: Nuk e kam të qartë pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. Nëse i kam hyrë në hak dikujt, ajo ka qenë familja ime. Kam punuar jo vetëm gjatë javës, por edhe gjatë fundjavës dhe ditës së festave. Njerëzit që punojnë bëhen objekt sulmi dhe gjenden në situatën që unë jam sot. Për një vilë të përmendur në Qerret në dosje, Veliaj pretendon se nuk është e tij. Por s’ka asgjë të pazakontë që lodra të djalit tim të gjenden të shtëpinë e gjyshërve të tij.

Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Dado: Tregohu i kujdesshëm me etikën. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

Veliaj: Nuk e di pse ju dogji kjo gjë, sepse unë mund ta kem edhe me politikën ose median këtë gjë.

Dado: Sepse e ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, por në Gjykatë, kështu që përmbaju provave e fakteve.

Previous Post

“O palaço”/ Tesione para GJKKO-së, Veliaj niset drejt paraburgimit të Durrësit, administrata e Bashkisë tenton të ndalojë furgonin

Next Post

Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën plenare të Kuvendit

Next Post
Vendimi për pagat në prill, debate në Kuvend edhe për ndërtimin e Portit të ri në Durrës

Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën plenare të Kuvendit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al