Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrugët me pagesë/ Berisha: Edi Rama ka vendosur një taksë të urrejtjes kombëtare ndaj banorëve të veriut

Editor by Editor
August 25, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Rrugët me pagesë/ Berisha: Edi Rama ka vendosur një taksë të urrejtjes kombëtare ndaj banorëve të veriut
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Të dashur miq!
Një protestë e fuqishme ka shpërthyer në Thumanë për shkak se, në 20 kilometrat e para rrugë që ndërtohen në 11 vite nga Fushë Kruja e sipër, 80 mijë banorë të Krujës si në asnjë rast tjetër të territorit të Shqipërisë, ndëshkohet.
Ndalohet rruga që ndërtohet mbi tokat e tyre. Përjashtohen nga tregu, u shkatërrohen bizneset. Sikur rruga ti përkiste një pushtuesi me të cilën ai vendos të ndëshkojë të pushtuarit.
Janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë.
Sepse ato ndërtohen edhe për komunitetin nëpër të cilin kalojnë dhe detyrimisht edhe për komunitetin. Pra shikoni miqtë e mi, 20 km e para rrugë që ndërtoi kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, i shndërron në ndëshkim për 80 mijë banorë.
Jo vetëm kaq, por ai në këto 20 km për 500 mijë banorë të 4 qarqeve të veriut, vendos taksë atyre për të hyrë dhe dalë nga Tirana.
Mos harroni një gjë.
Qarqet e veriut të ardhurat janë mbi 50 % më të pakta për frymë, se sa në qarqet e Shqipërisë së mesme dhe jugut.
Qarqet e veriut janë qarqet më të varfra të Europës dhe varfëria e tyre sikundër e gjithë shqiptarëve u thellua në mënyrë të frikshme këto 11 vite.
Por nëse në tërë Shqipërinë ajo u thellua 100%, në qarqet e veriut ajo u thellua 250-300 për qind.
Sot një banor nga këto qarqe, për të ardhur në Tiranë, për të zgjidhur një problem apo për të takuar një familjar, apo një problem shëndetësi dhe të tjera, vajtje ardhje duhet të paguajë 15 euro nga Tropoja, në një kohë kur ai mund të marrë gjithsej ndihmë ekonomike 40 euro, mund të marrë pension ndën 100 euro.
Në një kohë kur, asnjë shqiptar tjetër nga Kakavija gjer në Fushë Krujë nuk paguan asnjë qindarkë, pavarësisht se kalon në rrugë autostrada A, kalon në tunele. Pavarësisht se nga Kakavija gjer në Tiranë kalon në rrugë të rindërtuara tërësisht, këta nuk paguajnë asnjë.
Kurse ata që janë nga veriu, ai duhet të paguajë 15 euro për të ardhur nga Tropoja, Hasi, Kukësi në Tiranë dhe për tu kthyer.
A nuk është ky një diskrimimin antikushtetues të cilin nuk ka shtet në botë që do ta vendoste.
A nuk është kjo një taksë e urrejtjes kombëtare e Edi Ramës ndaj banorëve të veriut.

Previous Post

Berisha: Ai që urren që një pjesë të kombit të tij, nuk mund të jetë kurrë gjë tjetër, veç se një armik kombëtar

Next Post

Berisha: Investimet në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Kurbinit nuk janë as 1 e 100 e investimeve të bëra në zonat e tjera

Next Post
Berisha: Investimet në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Kurbinit nuk janë as 1 e 100 e investimeve të bëra në zonat e tjera

Berisha: Investimet në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Kurbinit nuk janë as 1 e 100 e investimeve të bëra në zonat e tjera

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al