Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, që parashikon një proces të shkallëzuar të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Ballkanin Perëndimor. Sipas akademikes dhe ekspertes së integrimit Migena Leskoviku, qasja do të jetë me masa më strikte; për Shqipërinë parashikohet një integrim i kushtëzuar dhe i kthyeshëm, me mbështetje graduale institucionale dhe politike nga BE-ja. Në paketë propozohen udhërrëfyes indikativë që hartëzojnë sektorët strategjikë dhe referohen në kushtet që duhet të plotësojnë vendet e kandidateve.
Leskoviku vlerëson se kjo qasje e bën më të vështirë, por jo të pamundur, realizimin e objektivit të qeverisë së Shqipërisë për anëtarësim në vitin 2030, duke theksuar se performanca e vendeve do të vlerësohet mbi bazën e meritës. Vendimmarrja mbi pranimin e anëtarëve të rinj nuk do të përfundojë me hyrjen në Union; vendet do të mbeten nën mbikëqyrje edhe pas anëtarësimit për të siguruar vazhdimësinë e angazhimeve të marra gjatë negociatave.
Përmbajtja e paketës parashikon mekanizma përgjegjësie dhe sanktiionesh në rast të mospërmbushjes së obligimeve, duke përfshirë sanksione financiare dhe deri te heqja e të drejtës së votës për çështje të rëndësishme. Leskoviku shpreh se BE-ja synon të shmangë përsëritjen e përvojave negative, siç përmendet rasti i Hungarisë nën udhëheqjen e Orbanit, dhe kërkon që vendet e reja të respektojnë kushtet e vendosura gjatë fazës së anëtarësimit. Do të ketë kërkesë llogarie dhe monitorim të fortë pas anëtarësimit për të vlerësuar përmbushjen e standardeve demokratike dhe parimeve të shtetit të së drejtës si vlera themelore të Unionit.
Në propozimin e Komisionit Europian përfshihet gjithashtu zëvendësimi i unanimitetit të votës me shumicë të kualifikuar dhe forcimi i institucioneve dhe jetës demokratike në rajon. Diskutimet mbi paketën e re për Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë në mbledhjen e Këshillit Europian më 15–16 tetor. Top Channel

