Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in AKTUALITET
0
Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një periudhë kur rritja e çmimeve, si pasojë e përmbytjeve në fillimviti dhe më pas e efektit zinxhir të konfliktit në Lindjen e Mesme, arkë e shtetit regjistroi performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave, me ndikimin kryesor të TVSH-së. Ministria e Financave raporton se për tremujorin e parë të vitit u mbledhën 205.1 miliardë lekë nga tatimet dhe taksat, një rritje prej 24 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 13.3% më shumë.

Nga 77.7 miliardë lekë të ardhura tatimore totale për këtë periudhë, 25.2 miliardë lekë erdhën nga tatimi mbi vlerën e shtuar, një rritje prej 19.4% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e TVSH-së i atribuohet kryesisht inflacionit të çmimeve, veçanërisht të karburanteve dhe produkteve bujqësore, të cilat u rritën pas konfliktit në Lindjen e Mesme; rritja e çmimeve shoqërohet me rritjen e TVSH-së së paguar nga konsumatorët.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin u rritën gjithashtu, duke arritur në 19.6 miliardë lekë. Kontribuim pozitiv dhanë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, ndërsa reforma kundër informalitetit vazhdoi në 2026, duke ndikuar në rritjen e të ardhurave.

Sa i përket doganave, të ardhurat nga kjo degë arritën 52.9 miliardë lekë, ku TVSH-ja në import mban peshën më të madhe me 35.3 miliardë lekë, e ndjekur nga akcizat dhe taksat doganore.

Në anën e shpenzimeve, shpenzimet publike për tremujorin e parë të vitit 2026 arritën rreth 156 miliardë lekë, me realizim në masën 92.9% të planit të periudhës. Të dhënat i përkasin raportit të Ministrisë së Financave.

Previous Post

Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

Next Post

Mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse, Rubio: Kufizohen vizat për bashkëpunëtorët dhe familjarët e kartelit Sinaloa

Next Post
Mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse, Rubio: Kufizohen vizat për bashkëpunëtorët dhe familjarët e kartelit Sinaloa

Mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse, Rubio: Kufizohen vizat për bashkëpunëtorët dhe familjarët e kartelit Sinaloa

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al