Lideri historik i PD, Sali Berisha duke folur në takimin për përkujtimin e rrëzimit të bustit të diktatorit, është shprehur se, në 20 shkurt 1991, Edi Rama si komunistët e tjerë, u fut në bunker.
“Në datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Më shumë se 100 mijë qytetarë që në orët e para mbushën këtë shesh dhe motoja e tyre ishte: Studentët duhet të fitojnë.
Herojntë e të vërtetë, protestuesit kaluan çdo rrethim dhe në orën 14:05 minuta shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, masiv i prenë kokën, njëlloj si francezët në Basti, mbretit të tyre, zvarritën shtatoren në rrugët e Tiranës dhe e sollën deri këtu. Në një gjyq popullor, bronzet e gjalla të diktakturës hoxhiste do të rrëzoheshin. U vërsulën si lepuj, si minj, bunkerëve përreth për të futur kokën e tyre.
Njëri nga ata që në atë kohë do të vraponte drejt bunkerëve është edhe kreu i meduzës në Shqipëri, Edi Rama. Ne këtë ditë e kemi ditën e kujtesës kombëtare. Asnjë komb, asnjë popull nuk ka luftuar më shumë se shqiptarët për lirinë, kundër diktaturave hoxhiste.
Një intelektual i njohur, filozof i madh shkruan se në vitet e luftës, qeverisë naziste, të ishe opozitar do të thoshte që të hapje varrin tënd me duart e tua. Keshtu ndodhte edhe ne Shqiperi gjate diktaktures hoxhiste”, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.