Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rregullat e reja të lobimit në Shqipëri; Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit nis konsultimin publik

timoni.al by timoni.al
August 25, 2026
in AKTUALITET
0
Rregullat e reja të lobimit në Shqipëri; Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit nis konsultimin publik
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur konsultimin publik për paketën e projektakteve nënligjore që do të mbështesin zbatimin e Ligjit nr. 12/2026 “Për Lobimin në Republikën e Shqipërisë”. Projektaktet, të hartuara me mbështetjen e ekspertëve të Këshillit të Evropës, përcaktojnë rregullat për funksionimin e Regjistrit të Lobimit dhe procedurat për administrimin, publikimin dhe verifikimin e të dhënave të regjistrit.

Paketë rregullash përfshin kërkesa dhe mekanizma për raportimin e veprimtarisë së lobimit, administrimin e dokumentacionit dhe verifikimin e informacionit të paraqitur nga lobistët dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari lobuese. Ajo parashikon gjithashtu dispozita për menaxhimin e konfliktit të interesit dhe një Kod Sjelljeje për Lobistët, si dhe rregulla për aktivitetet informuese dhe ndërgjegjësuese në fushën e lobimit.

Në kuadër të procesit, projektaktet janë publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit, në seksionin “Njoftimi dhe Konsultimi Publik”, dhe konsultimi do të qëndrojë i hapur deri më 4 shtator 2026. Institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, mediat, komuniteti i biznesit, ekspertët dhe çdo palë tjetër e interesuar mund të dërgojnë komente dhe sugjerime në adresën [email protected].

Kontributet e pranuara gjatë periudhës së konsultimit do të shqyrtohen nga Zyra e Komisionerit dhe, sipas rastit, do të pasqyrohen në versionin përfundimtar të akteve nënligjore para miratimit të tyre. Zyra ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ndihmën e Këshillit të Evropës në hartimin e projektaktëve dhe ka ftuar të gjitha palët e interesuara që të kontribuojnë në procesin e konsultimit publik për të siguruar që rregullat zbatohen në përputhje me ligjin dhe synimet e parashikuara nga legjislacioni për lobimin.

Previous Post

SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi pesë komandantë iranianë

Next Post

Braçe pas Pogradecit: Qytetarët nuk duhet të votojnë një njoftim; kandidatin e Tiranës ta zgjedhin socialistët me votë

Next Post
Braçe në Kuvend: Nëse feremri i thotë Jo, grumbulluesi nuk e merr; ka abuzime me djersën e bujkut

Braçe pas Pogradecit: Qytetarët nuk duhet të votojnë një njoftim; kandidatin e Tiranës ta zgjedhin socialistët me votë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al