Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma sulmoi Kryeministrinë

Editor by Editor
September 14, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma sulmoi Kryeministrinë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998. Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.

Pjesët e librit janë zbardhur nga gazeta Dita. “Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.

Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.

Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër ministri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.

Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.

“Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, – tha ai.

Previous Post

Akuzat se PD mori 500 mijë euro nga rusët në zgjedhjet e 2017, Gaz Bardhi shet Bashën

Next Post

VIDEO/ Do mbahej një minutë heshtje për Elizabetha II, por disa tifozë të Liverpool nuk e respektuan

Next Post
VIDEO/ Do mbahej një minutë heshtje për Elizabetha II, por disa tifozë të Liverpool nuk e respektuan

VIDEO/ Do mbahej një minutë heshtje për Elizabetha II, por disa tifozë të Liverpool nuk e respektuan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al