Rossmann & Lala njofton fushatën e SUPER OFERTAVE të verës me ulje deri në -40% në shumë produkte të përzgjedhura për kujdesin personal, bukurinë dhe mirëqenien e familjes. Gjatë sezonit veror konsumatorët mund të përfitojnë çmime speciale për një gamë të gjerë artikujsh, përfshirë produkte për kujdesin, trajtimin dhe stilimin e flokëve; mbrojtje ndaj diellit për të gjithë familjen; produktet vetënxirëse; hidratues për fytyrën dhe trupin; aksesorë për flokët dhe të tjerë të kujdesit personal, si dhe produkte për bebe dhe fëmijë.
Kampanja reflekton angazhimin e kompanisë për të ofruar “cilësi gjermane” me çmime të përballueshme. Sipas njoftimit, muajt e fundit Rossmann & Lala ka ulur çmimet e qindra produkteve në nivelin e tregut shqiptar, me synimin që produktet me standarde të larta europiane të jenë të aksesueshme për çdo familje, pa kompromis me cilësinë. Çdo produkt në dyqanet Rossmann & Lala seleksionohet sipas standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë, në bashkëpunim me marka ndërkombëtare dhe marka ekskluzive të besuara nga konsumatorë.
Siguria e produkteve përmendet si një nga prioritetet kryesore: të gjitha artikujt kalojnë procese të rrepta kontrolli dhe përmbushin standardet europiane të cilësisë dhe sigurisë. Për çdo nevojë për informacion shtesë ose mbështetje, klientët mund të kontaktojnë shërbimin e dedikuar të kujdesit ndaj klientit, i cili ofron asistencë, informacion dhe trajtim profesional të kërkesave për të garantuar një eksperiencë blerjeje.
Përveç investimeve në cilësi dhe çmime, Rossmann & Lala po zgjerohet në tregun shqiptar me hapjen e pikave të reja të shitjes dhe investime të vazhdueshme për t’u bërë më pranë konsumatorëve. Fushata e verës paraqitet si mundësi për të zbuluar ose rizbuluar produktet e preferuara me çmime të reduktuara. Konsumatorët ftohen të vizitojnë dyqanet Rossmann & Lala gjatë gjithë verës për të përfituar nga ofertat me ulje deri në -40%.

