Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86!” Një dron kamikaz rus ra në Çernobil/ Analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor?

Editor by Editor
July 12, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Rizgjohen kujtimet e errëta të vitit ’86!” Një dron kamikaz rus ra në Çernobil/ Analiza: A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor?
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINA- Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën. Një dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rënë në Çernobil. Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dëmtoi guaskën mbrojtëse që kishte mbrojtur reaktorin që nga viti 2019 dhe kishte për qëllim të parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertët nuk mundën të matnin ndonjë rritje të radioaktivitetit në reaktor. Megjithatë, ndikimi i dronit pati pasoja të rënda. Droni depërtoi murin e jashtëm prej çeliku të rrethimit mbrojtës, i njohur në zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nëntë metra më poshtë është edhe një mur i brendshëm – pjesë të dronit gjithashtu e depërtuan atë. Megjithatë, hapësira midis dy mureve luajti një rol vendimtar në konceptin e sigurisë.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar. Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj. Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH./ DW

Previous Post

“Nënkryetarët s’i kam të lodhur”/ Rama u dha urdhër për shkarkimin e drejtuesve të Njësive, Fisnik Qosja: S’do i largoj se e tha kryeministri

Next Post

FOTO/ Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Next Post
FOTO/ Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

FOTO/ Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al