Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rishfaqet vëllai i dhëndrit Trumpit; Lakers shitet për 12.5 miliardë dollarë, bëhet skuadra më e kushtueshme në histori

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in LAJME
0
Rishfaqet vëllai i dhëndrit Trumpit; Lakers shitet për 12.5 miliardë dollarë, bëhet skuadra më e kushtueshme në histori
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sa vlen një institucion? Për Los Angeles Lakers vlera e re është 12.5 miliardë dollarë, shumë që sipas ESPN do të paguajnë Josh Kushner dhe Bob Iger në favor të Mark Walterit, sipërmarrësit që një vit më parë mori kontrollin e skuadrës nga familja Buss, e cila e kishte mbajtur pronësinë për 45 vjet. Transaksioni duhet të miratohet nga asambleja e pronarëve të NBA-së përpara mbylljes, por pritet të jetë vetëm një formalitet. Me këtë marrëveshje, Lakers bëhen skuadra sportive më e kushtueshme në historinë e sportit, duke thyer rekordin që kishin vendosur vetë vitin e kaluar kur u shit për më shumë se 10 miliardë dollarë.

Josh Kushner, 41 vjeç, i përmendur si vëllai i dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, ishte përzgjedhur më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si partner në tentativën e dështuar për të shitur një pjesë të Botërorit. Forbes e vlerëson me pasuri 5.2 miliardë dollarë, por rëndësi të madhe ka fondi që ai kontrollon, Thrive Capital, i cili menaxhon asete për mbi 60 miliardë dollarë. Bob Iger, 75 vjeç, është shefi ekzekutiv historik i Disney që e transformoi kompaninë përmes blerjeve të Pixar, Marcel, Lucasfilm dhe Fox. Iger ka investuar te Thrive Capital që nga 2022 dhe u rikthye të punojë me Kushner pas largimit nga Disney në fund të vitit të kaluar.

Kushner dhe Iger, të cilët më parë ishin shfaqur të interesuar edhe për pronësinë e skuadrës së re të Las Vegasit, përfituan nga problemet e Walter dhe finalizuan marrëveshjen me Lakers. Ata marrin në dorë një klub që Forbes e kishte vlerësuar me 10 miliardë dollarë dhe që mbetet ende i lidhur ngushtë me emrin e familjes Buss: Jeanie Buss mbetet formalishte Governor deri në 2030, sipas marrëveshjes së kalimit te Walter. Pronaret e rinj synojnë ta rrisin më tej madhështinë dhe ikonikën e Lakers, duke ruajtur historinë dhe elementët që e kanë bërë skuadrën një institucion global — sukseset sportive të ndërthurura me shkëlqimin e Hollywoodit dhe ambientin e Los Angeles.

Previous Post

Kolonët izraelitë rrethojnë familjet palestineze në fshat të Bregut Perëndimor; IDF reagon ashpër, e quan veprim të paligjshëm

Next Post

Tjetër aksion në Vlorë: IKMT ndërhyn dhe shemb objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori pa leje

Next Post
Tjetër aksion në Vlorë: IKMT ndërhyn dhe shemb objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori pa leje

Tjetër aksion në Vlorë: IKMT ndërhyn dhe shemb objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori pa leje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al