Monday, November 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rindërtimi në Tiranë, ministri Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit, familjet të mos vazhdojnë të presin

timoni.al by timoni.al
November 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Rindërtimi në Tiranë, ministri Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit, familjet të mos vazhdojnë të presin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e grupit të punës, e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo dhe mbajtur në MPB, u fokusua në përshpejtimin e procesit të rindërtimit dhe në zgjidhjen e problematikave që kanë penguar ecurinë e punimeve në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji”. Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi; drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli; drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka; dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.

Ministri Demo njoftoi se është në fazën përfundimtare përgatitja e mbështetjes financiare prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore për Bashkinë Tiranë, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo mbështetje synon t’i japë një shtysë të re procesit, ndërsa institucionet përgjegjëse po koordinojnë ndërhyrjet për të zhbllokuar çështjet që kanë ndikuar në ecurinë e punimeve.

Demo theksoi nevojën për përcaktimin e përgjegjësive të qarta dhe të afateve konkrete për çdo çështje të hapur, duke theksuar: “Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre.” Ai gjithashtu deklaroi se procesi do të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme përmes takimeve periodike ndërinstitucionale dhe kontrolleve në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e tyre te familjet përfituese: “Do ta ndjek këtë proces me takime të rregullta dhe kontrolle në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave. Për familjet që presin, ky është rezultati që ka rëndësi.”

Përmes mbështetjes financiare dhe koordinimit të drejtpërdrejtë ndërinstitucional, synohet përshpejtimi i procesit të rindërtimit në zonat e preme dhe mbyllja e pritjes shumëvjeçare, me objektivin që qytetarët të marrin sa më shpejt banesat e reja.

Previous Post

SPAK mbyll hetimet për dosjen Balluku, Prokuroria e Posaçme njofton për 28 të pandehur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al