Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthehet acari, meterologu paralajmëron ulje të temperaturave: Masa ajrore të ftohta, reshje të pakta

Editor by Editor
April 4, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Rikthehet acari, meterologu paralajmëron ulje të temperaturave: Masa ajrore të ftohta, reshje të pakta
0
SHARES
128
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e ajrit do vazhdojnë të ulen ditën e nesërme duke bërë që maksimumet parashikohen të jenë deri në 12 gradë, 7 gradë më të ulëta se vlerat normale.

Këtë parashikim e ka bërë meteorologu Hakil Osmani për emisionin “Breaking”, i cili shprehet se do vazhdojmë të qëndrojmë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga masa ajrore të ftohta të cilat kanë ardhur nga veriu i kontinentit evropian duke prekur rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe duke ndikuar në temperaturat e ajrit edhe në territorin shqiptar duke bërë që vlerat minimale në zonat malore mëngjesin e sotëm të kenë regjistruar nga 0 në -1 gradë, ndërsa maksimumet parashikohet të shkojnë jo më shumë se 12 gradë celsius, janë vlerat 7 gradë më të ulëta se vlerat normale. Dita e nesërme përsa i përket temperaturave të ajrit do të sjellë një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonës malore të zbresin deri në 2 apo 3 gradë në ndonjë zonë të izoluar në verilindje të territorit shqiptar.

Ndërsa maksimumet do të kenë një rritje të lehtë me 1 gradë duke bërë që të ngjitet termometri në orët e pasdites edhe në 13 gradë celsius. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore, ku në zonat veriore dhe jugore mbeten herë pas here të rrezikuara nga rrebeshe të izoluara shiu por që do jenë afatshkurtra.

Ndërsa në zonat malore si pasojë edhe të temperaturave të ulëta do kemi shfaqjen e pakët të flokëve të borës. Edhe ditën e nesërme mbetemi në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta”, është shprehur Hakil Osmani.

Previous Post

“14 Maji”, Tabaku refuzon të votojë Këlliçin: Kërkoj votën për Partinë Demokratike

Next Post

Arrestohet Donald Trump, qindra njerëz jashtë gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë

Next Post
Arrestohet Donald Trump, qindra njerëz jashtë gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë

Arrestohet Donald Trump, qindra njerëz jashtë gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al