Saturday, June 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Rezolutat e institucioneve të pavarura në filtrin e komisionit Xhafaj, si do të monitorohet performanca

timoni.al by timoni.al
June 19, 2026
in Lajmi Fundit
0
Rezolutat e institucioneve të pavarura në filtrin e komisionit Xhafaj, si do të monitorohet performanca
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur si komisioni “Xhafaj”, kaloi në filtër katër projekt-rezoluta të institucioneve të pavarura: Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamentit të Administratës Publike, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Procesi i shqyrtimit në komision synon të verifikojë dhe të diskutojë përmbajtjen e këtyre projekt-rezolutave para se ato të vijnë për votim në Parlament.

Me praninë vetëm të Gjin Gjonit, anëtar i opozitës në këtë komision, kryetari Fatmir Xhafaj argumentoi nevojën e diskutimit në nivel komisioni para votimit parlamentar. Ai theksoi që ky proces lidhet me një nga misionet kryesore kushtetuese të Kuvendit, atë të mbikëqyrjes parlamentare, dhe me përshtatjen ndaj rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe angazhimeve të shtetit në kuadër të procesit të integrimit europian. Sipas Xhafajt, shqyrtimi në komision ofron mundësinë e reflektimit dhe zbatimit ndaj këtyre kërkesave dhe angazhimeve, duke kontribuar në një proces më të strukturuar dhe të dokumentuar përpara vendimmarrjes në Kuvend.

Kryetari i komisionit paraqiti gjithashtu mekanizmin e kontrollit të institucioneve të pavarura që po ndërtohet pranë Kuvendit. Ai njoftoi se, me asistencën e ekspertëve dhe të projektit PACA, po hartohen treguesit kyç të performancës për të gjitha institucionet e pavarura. Këta tregues do të shërbejnë si bazë për raportimin që do të mbështetet në evidenca konkrete, në rezultate të matshme dhe të monitorueshme nga Kuvendi. Qëllimi i këtij mekanizmi është të krijojë një kornizë raportimi të standardizuar dhe të bazuar në të dhëna, e cila do të mundësojë vlerësim dhe mbikëqyrje parlamentare të mëtejshme të punës së institucioneve të pavarura. Top Channel

Previous Post

Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin, të akuzuar për rrëmbim e vrasje të Renis Dobrës

Next Post

Zbulohet çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokus informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Next Post
Zbulohet çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokus informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Zbulohet çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokus informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al