Bayern Mynih ka nxjerrë në shitje tre futbollistë me peshë, në një përpjekje për të revolucionarizuar skuadrën.
Sipas “Bild”, nëse vjen një ofertë e mirë për Sadio Mane, Leroy Sane ose Serge Gnabry, klubi bavarez nuk do të ngurrojë që t’i shesë këta sulmues.
Mane goditi me grusht Sane pas ndeshjes ndaj Manchester City dhe klubi duket se nuk ia ka falur. Për këtë arsye, ai do të largohet vetëm një vit pasi u afrua te Bayern.
Edhe pse fitoi titullin kampion, te Bayern Munchen ujrat nuk janë të qeta, pasi klubi shkarkoi drejtuesit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, vetëm disa orë pas triumfit në javën e fundit.
Këshilli vendosi kthimin e Rummenigge, vetëm dy vjet pasi ishte larguar, dhe vendimi i tij i parë do të jetë largimi i tre peshave të rënda në sulm.