Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Revolta e opozitës në Parlament/ Ministri Hoxha për deputetët e PD-së: Ngjarja do referohet në SPAK!

Editor by Editor
October 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Revolta e opozitës në Parlament/ Ministri Hoxha për deputetët e PD-së: Ngjarja do referohet në SPAK!
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi deputetët e PD-së pas revoltës së djeshme në Parlament se ngjarja do referohet në SPAK. Hoxha thotë se flakët në dyert e Kuvendit janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi.

Ai shton se në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Gjithashtu Hoxha ka shtuar se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese,

Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës,

Goditja për shkak të detyrës,

Rrezikimi i jetës së deputetëve duke goditur me mjete të forta,

Shkatërrimi me zjarr i pronës publik, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit. Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese. Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Previous Post

Liga e kampionëve/ Sot në fushë Milani me Interin në të njëjtën orë. Supersfidë në Londër, Laçi shkon në Gjermani

Next Post

Tensioni në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, nuk mund të përdoret dhuna apo të dëmtohet prona!

Next Post
Tensioni në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, nuk mund të përdoret dhuna apo të dëmtohet prona!

Tensioni në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, nuk mund të përdoret dhuna apo të dëmtohet prona!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al