Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rënia e tregjeve financiare pas kërcënimeve ndaj Groenlandës

timoni.al by timoni.al
January 19, 2026
in LAJME
0
Rënia e tregjeve financiare pas kërcënimeve ndaj Groenlandës
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bursat europiane nisën javën me një rënie të dukshme, duke vazhduar trendin negativ pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës. Trump kumtoi se, nga 1 shkurti, vendet si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda, të cilat kanë dërguar trupa në ishull, do të përballen me tarifa doganore prej 10%.

Ky zhvillim ka shtuar shqetësimin në Europë, ku tani po shqyrtohet mundësia e pezullimit të marrëveshjes së vitit të kaluar me Uashingtonin, e cila ende nuk është ratifikuar nga Parlamentin Evropian. Kërcënimi për një luftë të re tregtare me SHBA-në po krijon nervozizëm në tregjet financiare. Presidenti francez Emmanuel Macron, që është angazhuar për të koordinuar një përgjigje europiane ndaj tarifave amerikane, ka kërkuar aktivizimin e Instrumentit të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve, duke e cilësuar kërcënimin e Trumpit si “të papranueshëm”.

Këto tensione ndodhin në një moment ku Forumi Ekonomik Botëror po zhvillohet në Davos, dhe bursa e Parisit u hap me një rënie prej 1.5%. Rëniet vazhduan gjithashtu në Frankfurti (-1,4%), Madridi (-0,9%) dhe Londra (-0,6%). Sektorët më të prekur nga kjo situatë janë ata të automobilave, mallrave të luksit dhe teknologjisë.

Ekspertët vërejnë se investitorët po orientohen drejt aseteve më të sigurta, si metalet e çmuara, me arin dhe argjendin që arritën nivele të reja maksimale pas një hovi të fortë javën e kaluar. Të dhënat tregojnë se nervozizmi në tregje lidhet drejtpërdrejt me pasigurinë rreth politikave tregtare të SHBA-së dhe ndikimin e mundshëm në ekonominë globale.

Previous Post

Apeli vendos të mbajë në burg Xhino Agon, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

Next Post

Protestat ndaj autoriteteve anti-imigracion në Minesota, Pentagoni aktivizon 1500 ushtarë për përballimin e situatave të mundshme.

Next Post
Protestat ndaj autoriteteve anti-imigracion në Minesota, Pentagoni aktivizon 1500 ushtarë për përballimin e situatave të mundshme.

Protestat ndaj autoriteteve anti-imigracion në Minesota, Pentagoni aktivizon 1500 ushtarë për përballimin e situatave të mundshme.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al