Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, më pas vjen Fieri dhe Durrësi

Editor by Editor
May 22, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, më pas vjen Fieri dhe Durrësi
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia po qendërzohet vit pas vit në kryeqytet teksa qarqet po shënojnë rënie të peshës në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) kombëtar.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2021 vetëm ekonomia e qarkut të Tiranës ka rritur peshën e saj në ekonominë kombëtare, Durrësi është pothuajse në vendnumëro dhe 10 qarqe të tjera kanë pësuar rënie të kontributit në ekonominë e përgjithshme.

PBB -ja në vlerë shënoi rreth 15.1 miliardë euro në vitin 2021, teksa 6,6 miliardë euro ose 44% ishin të përqendruara në qarkun e Tiranës. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 pesha e ekonomisë së kryeqytetit në ekonominë kombëtare është rritur me 4 pikë përqindje.

Pas Tiranës qarku me kontributin më të lartë në PBB është Fieri, me 10.9 për qind të totalit. Pesha e Fierit në ekonominë kombëtare ka rënë me 0.2% nga 2016-ta. Qarku i tretë me peshën më të lartë në PBB është Durrësit me 10.1 % me PBB prej 1,5 miliardë eurosh. Pesha e Durrësit në ekonominë kombëtare u rrit me vetëm 0.2 pikë përqind në krahasim me vitin 2016.
Në krahun tjetër qarku me kontributin më të ulët në ekonomi është Kukësi. Qarku verior i cili është edhe më i varfri në vend kishte një PBB prej vetëm 237 milionë eurosh në vitin 2021, ose 1.6% të ekonomisë kombëtare. Pesha e Kukësit në ekonominë e vendit u zvogëlua me 0.2 pikë përqind nga viti 2016.

Pas Kukësit, Gjirokastra është qarku më kontributin më të ulët në ekonomi me një PBB vetëm 316 milionë eurosh më 2021. Pesha e këtij qarku në ekonominë kombëtare u gjatë 2026-2021 me 0.7 pikë përqind.

Pas Gjirokastrës, Shkodra, Lezha dhe Berati kishin rënien më të madhe të peshës në ekonominë kombëtare prej vitit 2016 deri më 2021.

Rënia e shpejtë e ekonomisë së qarqeve dhe përqendrimi i saj në Tiranë po tregon për një shtim të shpejtë të pabarazisë. Thellimi i pabarazisë ekonomike shërben si arsyeja më e fortë për shpopullimin e qarqeve drejt Tiranës apo jashtë vendit.

Në këto tre dekada tranzicioni ekonomia kombëtare ka ecur pa një model të qartë zhvillimi, ndërsa për qarqet konceptet e modelit e zhvillimit rajonal duket se janë të hershme.

Po të analizohet me detaje ekonomia e qarqeve do të kishte më shumë përkeqësim më 2021 nëse sektori publik nuk do të kishte rritur peshën e tij. Në shumicën e qarqeve sektori publik ka zgjeruar peshën më tej nëpërmjet rritjes së punësimit, ndërsa kanë përparuar me tej degët e ekonomisë me produktivitet të ulët të tilla si bujqësia./Monitor

Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar nëRenditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në

Previous Post

Fredi Beleri në gjyq: Dua drejtësi

Next Post

FOTO/ “Mos luaj fare kur nuk di”/ Komenti epik i Luizit tek postimi i Armaldos që mori vëmendjen e të gjithëve

Next Post
FOTO/ “Mos luaj fare kur nuk di”/ Komenti epik i Luizit tek postimi i Armaldos që mori vëmendjen e të gjithëve

FOTO/ "Mos luaj fare kur nuk di"/ Komenti epik i Luizit tek postimi i Armaldos që mori vëmendjen e të gjithëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al