Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Relacioni i SPAK-ut: Berishës t’i hiqet liria sepse refuzoi të paraqitej

Editor by Editor
December 12, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Relacioni i SPAK-ut: Berishës t’i hiqet liria sepse refuzoi të paraqitej
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa përpjekjeve të dështuara për ta marrë në pyetje si të pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, SPAK ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë shtetit”, në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”. Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit. Ndaj këtë paradite në zyrën e Lindita Nikollës ka mbërritur kjo kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohet nga parlamenti t’i heqë imunitetin deputetit Sali Berisha.

SPAK në relacionin e zbardhur argumenton se këtë masë rënduese e ka marrë për shkak se Berisha refuzoi detyrimin për t’u paraqitur. Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023,20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore.

Personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedural penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore, për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë të deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës të masës së sigurimit nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale” thotë SPAK-u.

Previous Post

“Manipuluse, s’ke zemër, njeriu më negativ”, të gjithë kundër saj, Shqipja shpërthen në lot: U ndjeva e paaftë

Next Post

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

Next Post
SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al