Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rekord remitancash në 6 muaj: emigrantët dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

timoni.al by timoni.al
September 15, 2026
in LAJME
0
Rekord remitancash në 6 muaj: emigrantët dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nevoja për të ardhura shtesë ka shtyrë familjet shqiptare të mbështeten më shumë te remitancat nga emigrantët. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, dërgesat arrijnë një rekord tjetër, por vlera e tyre në ekonominë vendase dobësohet për shkak se euroja është dobësuar përballë lekut, dhe e njëjta shumë në euro këmbehet për më pak lekë në Shqipëri.

Emigrantët kanë dërguar 621.4 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 16.9% krahasuar me një vit më parë. Vetëm në tremujorin e dytë dërgesat arritën 347 milionë euro, me rritje rreth 24%. Shifra e gjashtëmujorit është më e larta e regjistruar në serinë e të dhënave që prej vitit 2008. Krahasuar me një vit më parë, ekonomisë shqiptare i janë shtuar 89 milionë euro më shumë nga remitancat.

Rritja lidhet edhe me ndryshime në hartën e emigracionit: Italia dhe Greqia vazhdojnë të kenë komunitetet më të mëdha shqiptare, por vitet e fundit emigrantët janë shpërndarë gjithnjë e më shumë drejt vendeve si Gjermania dhe Britania e Madhe, ku pagat më të larta krijojnë mundësi më të mëdha për dërgesa më të mëdha drejt familjeve në Shqipëri.

Ky rritje vjen pas një rekordi të vendosur vitin 2025, kur remitancat për vitin arritën rreth 1.12 miliardë euro, duke kaluar për herë të parë ndjeshëm nivelin e 1 miliard eurove.

Megjithatë, forcimi i lekut ndaj euros zvogëlon pjesërisht efektin e këtyre dërgesave për familjet që i konvertojnë të ardhurat në monedhën vendase. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, euro ka vijuar tendencën rënëse ndaj lekut, duke rënë nga një mesatare mujore prej rreth 96.6 lekësh në janar në rreth 94.8 lekë në qershor.

Previous Post

Pamje të reja, Shtëpia e Bardhë: Trump prezanton portin luksoz helikopterësh, Po rikthej bukuri, shkëlqim në nivele papara

Next Post

Arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër për kultivim të kanabisit afër tokës së tij; bimët narkotike asgjësohen

Next Post
Arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër për kultivim të kanabisit afër tokës së tij; bimët narkotike asgjësohen

Arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër për kultivim të kanabisit afër tokës së tij; bimët narkotike asgjësohen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al