Saturday, November 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reali i Madridit djersit në Bernabeu, por fiton 3 pikë ndaj Celta Vigos falë Espi

timoni.al by timoni.al
November 21, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Reali i Madridit djersit në Bernabeu, por fiton 3 pikë ndaj Celta Vigos falë Espi
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit vuajti, por arriti të marrë maksimumin në ndeshjen e javës së 13 të La Liga ndaj Celtas Vigos, duke fituar në Santiago Bernabeu me përmbysje 2-1. Në minutën e 6 Celta Vigo kaloi në avantazh me golin e Pablo Duran, i cili realizoi pas një asisti të Ëilliot, dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultatë në favor të mysafirëve.

Reali pati një rast të artë për t’u rikthyer në ndeshje në minutën e 39, kur Kylian Mbappe fitoi një 11-metërsh. Francezi mori përgjegjësinë për ekzekutimin, por e humbi totalisht gjuajtjen duke e dërguar topin shumë jashtë, dhe rezultati mbeti 1-0 për Celtan deri në pushim.

Në pjesën e dytë Reali gjeti barazimin. Në minutën e 66 Jude Bellingham shfrytëzoi një asist të Mbappe për të dërguar topin në rrjetë, duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë Eduardo Camavinga pati një mundësi për golin e dytë të Los Blancos; gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e Celtas, pa ndryshuar rezultatin. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në minutën e 86 Reali arriti përmbysjen përmes Carlos Espi, i cili shënoi golin vendimtar për të vënë shifrat 2-1 dhe për ta çuar ekipin në fitore.

Me këtë sukses Reali i Madridit arriti në kuotën e 33 pikëve, të njëjta me Barcelonën, e cila do të luajë ndeshjen e saj kundër Villarrealit këtë të diel. Ndeshja në Santiago Bernabeu u karakterizua nga një fillim i hershëm i Celtas dhe një rikthim i Realit në pjesën e dytë, me vendimtarinë që erdhi në minutat e fundit për të siguruar tri pikët. Top Channel.

Previous Post

Wall Street Journal: Imazhet satelitore tregojnë zgjerimin e kapaciteteve bërthamore të Koresë së Veriut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al