Saturday, May 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë për udhëzuesin e trajtimit hormonal të personave transgjinorë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh?

timoni.al by timoni.al
May 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë për udhëzuesin e trajtimit hormonal të personave transgjinorë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh?
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar ndaj miratimit të Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në një deklaratë publike, Këshilli shpreh shqetësim për mënyrën e miratimit dhe kërkon më shumë transparencë institucionale, konsultim profesional dhe debat publik për këtë çështje, duke argumentuar se ajo ka ndikim të gjerë shoqëror, etik dhe mjekësor.

Këshilli thekson se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja të mundshme afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, një bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje. Për këtë arsye kërkon publikimin e bazës shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar, si dhe bazën juridike dhe kompetencat ligjore që mbështesin vendimin.

Një kërkesë e veçantë lidhet me përfshirjen e personave të mitur në rregullim; Këshilli kërkon sqarime mbi kriteret dhe arsyetimin mjekësor, etik dhe juridik që kanë çuar në këtë vendim. Deklarata ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kuadrin ligjor që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke vënë në dukje se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një rregullim të posaçëm dhe të detajuar për statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori.

Duke theksuar natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli i bën thirrje autoriteteve për një debat të gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar rithekson se, sipas mësimeve dhe traditave të kombeve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore, dhe shpreh rezervat ndaj ndërhyrjeve mjekësore që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike. Bordi i Presidencës KNFSH kërkon përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt për vlerat themelore njerëzore e shoqërore.

Previous Post

Mbledhja e Trump-it nuk solli zgjidhje; presidenti u largua pa vendim për marrëveshjen me Iranin

Next Post

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy, pasi Kongresi nuk dha miratim

Next Post
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy, pasi Kongresi nuk dha miratim

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy, pasi Kongresi nuk dha miratim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al