Monday, April 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti i zi për Albpetrolin: Kaos, abuzime dhe miliona dollarë dëm shtetit

Editor by Editor
September 11, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Raporti i zi për Albpetrolin: Kaos, abuzime dhe miliona dollarë dëm shtetit
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi një raport të gjatë duke analizuar gjendjen në shoqërinë shtetërore të naftës në Shqipëri, Albpetrol. Konkluzionet janë të qartë. Kaos. Abuzime. Shkarkime dhe emërime të shumta. Pasiguri. Dhe në fund miliona që kanë shkuar në dëm të shtetit.

Ky institucion kaq i rëndësishëm në Shqipëri drejtohet nga Eltar Deda. Raporti është i gjatë dhe “5Pyetjet.al”do ta ndjekë duke e publikuar në disa pjesë. Sot, po publikojmë vetëm disa pjesë. Gjithçka nis nga koka. Drejtuesi. Emërimët dhe shkarkimet janë pasuar nga lëvizje të shumta që kanë sjellë pasiguri, thotë raporti.

“Ndryshimet e shpeshta të Administratorëve dhe të drejtorëve të shoqërisë Albpetrol sh.a Patos, rrezikojnë të sjellin pasiguri dhe performancë të ulët te punonjësit e shoqërisë për shkak të paqëndrueshmërisë në vendin e punës.

Vihet re trendi rritës i pushimeve nga puna dhe dorëheqjeve, që për pasojë ka rezultuar në kosto shtesë në procese gjyqësore, dëmshpërblime për largimin e padrejtë nga puna, duke rënduar kështu situatën ekonomiko – financiare të kësaj shoqërie.

Ndryshimet e shpeshta në drejtimin e Albpetrol sh.a Patos, për periudhën objekt auditimi janë emëruar dhe shkarkuar 6 administratorë, dhe kjo ka sjellë për pasojë emërimin dhe shkarkimin nga detyra të 35 drejtorëve të drejtorive të kësaj shoqërie për vitin 2021 dhe 24 drejtorë drejtorie për vitin 2022” thotë raporti që ka siguruar.

KLSH thotë se Albpetrol që drejtohet nga ish-deputeti socialist Eltar Deda ka shitur naftë duke ulur çmimin dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike ka pësuar humbje. Gjithçka ka qenë fiktive, sipas raportit. Me pak fjalë Albpetrol ka zbritur shpenzimet e eksportit për naftën që shet në vend.

“Në tre procedurat e ankandeve të shitjes së naftës u konstatua se grupi i eksperteve, për përcaktimin e çmimit/njësi minimal fillestar të shitjes së naftës bruto ka bërë ulje shpenzimesh nga çmimi i shitjes së përcaktuar të ankandit.

Grupi i ekspertëve bën llogaritje të ndryshme për transportin me autobote në një port të caktuar, ngrohjen e naftës gjatë rrugës, siguracionin, magazinimin në port, shpenzime shkarkimi etj, duke rezultuar me një ulje në çmimin që duhet të paguajë Operatori Ekonomik fitues i ankandit të shitjes së naftës. 

Pjesa më e madhe e shpenzimeve që ulen nga çmimi i shitjes janë fiktive pasi nuk ndodhin se shitjet e naftës janë kryer në operatorë ekonomikë vendas dhe nuk ka pasur shoqëri të huaja që janë shpallur fitues të ankandeve” thotë raporti.

Një tjetër pikë në raport është groposja e 311 ton naftë. KLSH zbulon manovrat që janë bërë. “Sasinë prej 311.1 ton që Albpetrol sha e ka hedhur si mbetje e ka pasur në bilancin e naftës si produkt gjendje. Grupi i inxhinierëve sa më sipër ka dhënë argumente lidhur me naftën që vjen në depozitë jo me standardet e përcaktuara.

Lidhur procesin e pastrimit të depozitës nga Albpetrol sha, i është dërguar një shkresë Doganës Fier, por në procesin e hapjes së depozitës si dhe në hedhjen e mbetjeve ranore në gropën ekologjike nuk ishte prezent asnjë përfaqësues i Doganës apo inspektor i Tatimeve për të certifikuar heqjen nga produkti i gatshëm naftë sasinë prej 311.1 ton.

Vlera e naftës 311.1 ton është 17,923,404 lekë. Nga mosveprimet e shoqërisë Albpetrol sha janë evidentuar efekte ekonomike negative me dëm në vlerën 20,611,914 lekë” thotë raporti që ka siguruar

Previous Post

“Beli na ka zënë ndryshk”, Samiri Korreshi konfirmon pjesëmarrjen në “Dancing With The Stars”

Next Post

“E kanë ngritur Kombëtaren Kuqezi në një nivel të ri”, Rama podcast me Sylvinhon dhe asistentët e tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

Trump: Urrejtja midis Putin dhe Zelenskyt është qesharake; po bisedoj me ta dhe po punojmë për Rusi-Ukrainë

April 26, 2026

Analiza e The Guardian: Miqtë e Orban nisin emigrimin dhe transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë para stafetës nga Magyar

Analiza e The Guardian: Miqtë e Orban nisin emigrimin dhe transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë para stafetës nga Magyar

April 26, 2026
Serie A: Milan dhe Juventus ndajnë pikët, supersfida e San Siros përfundon 0-0

Serie A: Milan dhe Juventus ndajnë pikët, supersfida e San Siros përfundon 0-0

April 26, 2026
Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë
KRYESORE

Trump: Urrejtja midis Putin dhe Zelenskyt është qesharake; po bisedoj me ta dhe po punojmë për Rusi-Ukrainë

by timoni.al
April 26, 2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po zhvillon diskutime “të mira” si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe...

Read moreDetails
Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

April 26, 2026
Analiza e The Guardian: Miqtë e Orban nisin emigrimin dhe transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë para stafetës nga Magyar

Analiza e The Guardian: Miqtë e Orban nisin emigrimin dhe transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë para stafetës nga Magyar

April 26, 2026
Serie A: Milan dhe Juventus ndajnë pikët, supersfida e San Siros përfundon 0-0

Serie A: Milan dhe Juventus ndajnë pikët, supersfida e San Siros përfundon 0-0

April 26, 2026
IDF-ja reagon ndaj akuzave për plaçkitje dhe dëmtim të pronës në Liban: Nuk përputhen me vlerat tona

IDF-ja reagon ndaj akuzave për plaçkitje dhe dëmtim të pronës në Liban: Nuk përputhen me vlerat tona

April 26, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

Trump: Urrejtja midis Putin dhe Zelenskyt është qesharake; po bisedoj me ta dhe po punojmë për Rusi-Ukrainë

April 26, 2026
Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

Trump: Urrejtja mes Putin e Zelenskyt qesharake; po bisedoj me të dy dhe punojmë për Rusi-Ukrainë

April 26, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al