Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti i KLSH 2025: tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave; dëm 26.2 mld lekë

timoni.al by timoni.al
June 15, 2026
in AKTUALITET
0
Raporti i KLSH 2025: tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave; dëm 26.2 mld lekë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mangësi në mbledhjen e të ardhurave, detyrime të papaguara, probleme në investimet publike dhe shkelje në zbatimin e kontratave janë disa nga problematikat kryesore të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin vjetor për vitin 2025, prezantuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nga kreu i institucionit, Arben Shehu.

Nga 190 auditime të kryera, 8 u dërguan për ndjekje penale. Në shumicën e subjekteve janë konstatuar pasaktësi në pasqyrat financiare, nivel i lartë i debitorëve të paarkëtuar, vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe mangësi në monitorimin e kontratave publike. Shehu vuri në dukje se pasqyrat financiare vjetore dhe transaksionet financiare nuk janë hartuar dhe dorëzuar sipas kërkesave ligjore, dhe se gjatë periudhës raportuese mungon një kuadër i plotë rregullator për raportimin financiar në sektorin publik. Në një seri subjektesh u vunë re mosrespektim afatesh ligjore, probleme në rakordimin dhe plotësinë e pasqyrave financiare, keqklasifikim të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe regjistrim i pasaktë i detyrimeve, si dhe nivel i lartë i debitorëve të paarkëtuar.

Një tjetër çështje e theksuar ishte administrimi i të ardhurave tatimore. KLSH konstatoi vonesa në përfundimin e kontrolleve tatimore, pasaktësi në trajtimin e gjobave dhe mangësi në administrimin e të dhënave që kanë sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Shehu deklaroi se në administrimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore janë evidentuar problematika, duke përmendur rimbursime të vonuara të TVSH-së që krijojnë detyrime të prapambetura. Në drejtoritë rajonale tatimore u identifikuan pasaktësi që ndikojnë në të ardhurat buxhetore.

Sa i përket të ardhurave doganore, auditimet evidentuan probleme të tilla si TVSH në import dhe renta minerare; borxhi doganor ka shënuar rritje dhe përbëhet nga detyrime të vjetra. Gjatë vitit 2025, KLSH konstatoi një dëm ekonomik dhe financiar prej 26.2 miliardë lekësh. Auditimet u zhvilluan në 271 subjekte publike, përfunduan me 222 opinione auditimi dhe 4,994 rekomandime.

Previous Post

Protesta në Librazhd: Banorët e Dardhës mbeten pa ujë dhe rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

Next Post

Gjon Mili kthehet në Marubi, retrospektiva sjell në Shqipëri veprat origjinale të mjeshtrit të fotografisë

Next Post
Gjon Mili kthehet në Marubi, retrospektiva sjell në Shqipëri veprat origjinale të mjeshtrit të fotografisë

Gjon Mili kthehet në Marubi, retrospektiva sjell në Shqipëri veprat origjinale të mjeshtrit të fotografisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al