Saturday, November 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti gjen shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

timoni.al by timoni.al
November 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Raporti gjen shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka konstatuar shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga ana e Qendrës për Punë Sociale (QPS) pas një inspektimi zyrtar. Raporti evidenton mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale nga udhëheqësia e Shërbimeve Sociale.

Sipas raportit, raporti për rastin është dorëzuar në gjykatë jashtë afatit shtatëditor të përcaktuar me aktvendimin e datës 24.09.2026; dorëzimi ka ndodhur më 05.10.2026. Po ashtu është konstatuar mungesë e pajustifikuar e menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të datës 05.10.2026. Inspektimi vëren se nuk është realizuar monitorimi i kërkuar sipas detyrës zyrtare pas pranimit të aktvendimit gjyqësor të datës 07.09.2026, edhe pse QPS kishte përgjegjësi për të vepruar edhe pa detyrime të posaçme të përcaktuara nga gjykata.

Evidentohet gjithashtu moszbatimi i procedurave standarde të menaxhimit të rastit dhe mungesë e mbikëqyrjes profesionale nga udhëheqësi i Shërbimeve Sociale mbi punën e menaxheres së rastit. Nëpërmjet raportit i rekomandohet QPS-së në Pejë që menaxheri i rastit të sigurojë mbikëqyrje të vazhdueshme për djalin 12-vjeçar të Arlinda Zekajt dhe të koordinojë shërbimet varësisht nevojave të fëmijës. Rekomandohet rritja e stafit profesional, ritrajnimi i stafit aktual dhe përdorimi i formularëve standard të menaxhimit të rasteve.

Divizioni i Inspektimit rekomandon Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhirit, ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale sipas përgjegjësive dhe procedurave ligjore. Raporti gjithashtu sugjeron rritjen e kapaciteteve të stafit profesional dhe zhvendosjen e Drejtorisë për Mirëqenien Sociale për të mundësuar punën e pavarur të QPS-së.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga kunati i saj, pas kthimit nga stacioni policor ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje. Raporti përmend se 49-vjeçarja vazhdimisht kishte kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës, e cila kishte munguar. Top Channel.

Previous Post

LIVE/ Studentët bllokojnë Zogun e Zi; disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve dhe djegin koshat e mbeturinave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al