Thursday, April 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama refuzon interpelancën e Bardhit për Olsin: Gazi duhet të presë SPAK-un

Editor by Editor
April 3, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Rama refuzon interpelancën e Bardhit për Olsin: Gazi duhet të presë SPAK-un
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar interpelancën e kërkuar nga kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me dosjen që publikoi dhe që akuzon vëllanë e kreut të qeverisë, Olsi Ramën si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë që u godit në vitin 2014. Edi Rama thotë se nuk gjen arsye për të shkuar në interpelancë dhe se Bardhi duhet të presë vendimin e SPAK-ut, ku dorëzoi dokumentet dhe ku u kallëzua penalisht për shpifje. E quan mendjelehtë dhe akuzat halucinante.

‘Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rëndësishme te veprimtarisë se tyre”. Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.

Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik.

Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.

Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Europës, i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë” shkruan Rama.

Previous Post

Durrësi zgjohet me tritol

Next Post

Tritol biznesit në Durrës, nxehet pronari: Policia ia fut kot! E pashë autorin

Next Post
Tritol biznesit në Durrës, nxehet pronari: Policia ia fut kot! E pashë autorin

Tritol biznesit në Durrës, nxehet pronari: Policia ia fut kot! E pashë autorin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim

Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim

April 23, 2026
Përplasje e zakonshme në Kavajë, i plagosur me thikë 52-vjeçari

Nga Maliqi: 55-vjeçari i jep fund jetës; familjarët e gjejnë në banesë

April 23, 2026
Maldivet e Europës: Daily Mail—13 mrekullitë tona, nga ujëvara te një nga kanionet më të thella

Maldivet e Europës: Daily Mail—13 mrekullitë tona, nga ujëvara te një nga kanionet më të thella

April 23, 2026
Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

April 23, 2026
Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim
LAJME

Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim

by timoni.al
April 23, 2026
0

Emri i Rafa Leao u përmend mes futbollistëve të Serie A që dyshohen se përfituan nga shërbimi i eskortave i...

Read moreDetails
Përplasje e zakonshme në Kavajë, i plagosur me thikë 52-vjeçari

Nga Maliqi: 55-vjeçari i jep fund jetës; familjarët e gjejnë në banesë

April 23, 2026
Maldivet e Europës: Daily Mail—13 mrekullitë tona, nga ujëvara te një nga kanionet më të thella

Maldivet e Europës: Daily Mail—13 mrekullitë tona, nga ujëvara te një nga kanionet më të thella

April 23, 2026
Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

April 23, 2026
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

Operacioni kundër mashtrimeve me kriptomonedha: Mbi 1 mln euro dëm, SPAK dhe Franca godasin grup, ndalohet një shqiptar

April 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim

Pas raporteve për përfshirje në skandalin e eskortave, Leao mohon çdo përfshirje dhe krim

April 23, 2026
Përplasje e zakonshme në Kavajë, i plagosur me thikë 52-vjeçari

Nga Maliqi: 55-vjeçari i jep fund jetës; familjarët e gjejnë në banesë

April 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al