Saturday, June 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rama n’burg, Berisha n’burg, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

timoni.al by timoni.al
June 26, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Live/ Ju erdhi fundi, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit, Çohuni nga kafja
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard për t’u bashkuar me pjesën tjetër para Kryeministrisë, ku përsëritën pesë kërkesat e tyre dhe me pankarta përkujtuan 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Pas disa orësh para Kryeministrisë ata vazhduan marshimin nëpër akset kryesore të qytetit.

Kërkesat e protestuesve janë të qarta dhe të ndara në pesë pika: 1) dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit dhe e qeverisë; 2) krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor; 3) ndryshime kushtetuese që sigurojnë barazi të plotë për të gjithë shtetasit shqiptarë para ligjit dhe miratimi i tyre me referendum popullor, përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi; 4) në mënyrë paralele, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” dhe në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve” dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”; 5) përpilimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Një pjesë e protestuesve u grumbullua në sheshin “Skënderbej”, ndërsa disa të tjerë qëndronin të stacionuar para Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet. Disa prej tyre kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit pa u larguar nga zona e Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola përmendi çështjen çame dhe brohoriti sloganet kundër politikanëve, përfshirë “Rama n’burg, Berisha n’burg.” Top Channel.

Previous Post

Letra drejtuar ambasadorëve të Perëndimit zbulon emrat e organizatorëve të protestës: nga Arben Kola deri te Luçjana Kokaj

Next Post

Të anulohen zgjedhjet e ardhshme / Letër drejtuar ambasadorëve të Perëndimit zbulon emrat e 13 organizatorëve të protestës

Next Post
Të anulohen zgjedhjet e ardhshme / Letër drejtuar ambasadorëve të Perëndimit zbulon emrat e 13 organizatorëve të protestës

Të anulohen zgjedhjet e ardhshme / Letër drejtuar ambasadorëve të Perëndimit zbulon emrat e 13 organizatorëve të protestës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al