Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama kap plotësisht ABC-në, ndërpritet emisioni për politizimin e administratës, dëbohet gazetari tjetër si Endri Xhafo

Editor by Editor
December 13, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Rama kap plotësisht ABC-në, ndërpritet emisioni për politizimin e administratës, dëbohet gazetari tjetër si Endri Xhafo
0
SHARES
136
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak javë më parë, televizioni “ABC NEWS” u ble nga biznesmeni nga Kosova, Shkëlqim Devolli dhe duket se iu ka vënë “fshesën” shumë emisioneve duke iu ndërprerë transmetimin dhe ka shkarkuar shumë gazetarë, edhe pse ndodhemi në mes të sezonit.

Emisioni i radhës që “i hiqet sinjali” i transmetimit është emisioni “Vetting” dhe këtë gjë e ka bërë me dije gazetarja Luli Progni.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se këtë të shtunë do të transmetohej tema “Administrata, si elektorat”, që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike për t’u rreshtuar si elektorat, apo për të votuar partinë e rradhës në pushtet, por që nuk do të jepet.

Nuk dihet nëse kjo temë ka prekur interesin e pronarëve dhe nuk kanë lejuar transmetimit. Por, fakti që ka patur diçka për t’u transmetuar dhe është njoftuar ndërprerja e emisionit brenda pak ditëve, kjo lë dyshime të forta.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ju njoftoj se këtë të shtunë më 17 dhjetor, emisioni “Vetting” do të ndërpresë transmetimin në ABC.
Zgjodha të ndaj me ju linkun e emisionit të pare, i cili për rastësi u transmetua po më 17 dhjetor, të vitit 2019. Prej asaj kohe, emisioni ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik tema të rëndësishme si korrupsioni, krimi zgjedhor, papunësia, shpopullimi, varfëria, drejtësia dhe tema të tjera të aktualitetit. Këtë të shtunë do të duhej të ishte në transmetim emisioni i radhës “Administrata, si elektorat”, një temë që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike për t’u rreshtuar si elektorat, apo për të votuar partinë e rradhës në pushtet.
Ndonëse gjatë tri viteve të transmetimit nuk ka qenë e thjeshtë, tashmë është e pamundur.
Shihemi së shpejti në një tjetër dritare komunikimi.

Previous Post

Takimi me Albin Kurtin, i dërguari i SHBA: Ia bëra shumë të qartë, presim implementimin e Asociacionit

Next Post

Messi magjik, Argjentina e pandalshme “trondit” Kroacinë dhe arrin finalen e madhe të Kupës së Botës

Next Post
Messi magjik, Argjentina e pandalshme “trondit” Kroacinë dhe arrin finalen e madhe të Kupës së Botës

Messi magjik, Argjentina e pandalshme “trondit” Kroacinë dhe arrin finalen e madhe të Kupës së Botës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al