Thursday, May 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat brenda kufirit prej 30 ditësh

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in KRYESORE
0
Qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat brenda kufirit prej 30 ditësh
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka vënë në konsultim një projektligj që synon të forcojë mbrojtjen ligjore për bizneset ndaj pagesave të vonuara në transaksionet tregtare. Drafti përcakton që pagesat mes bizneseve, si dhe mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore, duhet të kryhen brenda 30 ditëve, me mundësinë e zgjatjes deri në 60 ditë vetëm në raste të veçanta. Në relacion argumentohet se vonesat në pagesa kanë dëmtuar sidomos bizneset e vogla dhe të mesme, duke krijuar probleme me likuiditetin dhe konkurrencën në treg.

Projektligji parashikon gjithashtu kamatvonesa që nis automatikisht në rast të mospagimit brenda afatit, pa nevojën për procedura shtesë apo paralajmërime. Një tjetër ndryshim është vendosja e një afati maksimal për procedurat e verifikimit ose kolaudimit të mallrave dhe shërbimeve, të cilat sipas draftit nuk duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë, për të shmangur zvarritjet artificiale të pagesave.

Për faturat e pakundërshtuara nga pala debitore, projekti parashikon përshpejtimin e procedurave gjyqësore, duke detyruar gjykatën të lëshojë urdhrin e ekzekutimit brenda 90 ditësh. Ministria e Ekonomisë thotë se ndryshimet synojnë të krijojnë më shumë siguri për bizneset dhe të frenojnë praktikën e pagesave me vonesë, një problem që prej vitesh konsiderohet ndër sfidat kryesore të tregut shqiptar.

Nga Shoqata e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, Blerina Gjyriqi vlerëson se iniciativa është e mirë duke formalizuar problemet që hasen ndërmjet bizneseve, por thekson se për bizneset duhet bërë më shumë ndihmë. Ajo nënvizon situatën e vështirë të bizneseve, të cilat me vështirësi mbajnë aktivitetin e hapur, dhe kërkon që projektligji të jetë më i specifikuar, duke pranuar se edhe bizneset ndonjëherë nuk arrijnë të respektojnë afatet për shkak të vështirësive financiare. Gjyriqi shtron nevojën që qeveria të ndërhyjë me politika lehtësuese për të parandaluar hyrjen e bizneseve në borxhe ndaj njëra-tjetrës.

Drafti, në formën e propozuar, kombinon masa për kufizimin e afateve dhe përshpejtimin e procedurave administrative dhe gjyqësore, me qëllim uljen e praktikës së pagesave me vonesë dhe përmirësimin e sigurisë për operatorët ekonomikë.

Previous Post

Si skenë filmi komik: njëri autor rrëzohet, tjetri e gjuan në kokë gjatë grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Next Post

Rikthehet murtaja e bagëtive: dy ferma blegtorale në Dajç preken, karantinë për bagëtitë e imta

Next Post
Kosova anullon kufizimet për importin e bagëtive nga Shqipëria, sipas Agjencisë së Veterinarisë, sëmundjet nuk janë më të pranishme.

Rikthehet murtaja e bagëtive: dy ferma blegtorale në Dajç preken, karantinë për bagëtitë e imta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al