Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria dha për 10 vite 50 milionë euro për 17 kilometra, çfarë qëndron pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë

Editor by Editor
February 18, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Qeveria dha për 10 vite 50 milionë euro për 17 kilometra, çfarë qëndron pas shembjes së rrugës Korçë-Ersekë
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ola Xama

Kjo që ka ndodhur me rrugën Korçë-Ersekë mund të jetë një aksident normal inxhinierik ose faj shumë i rëndë i një zinxhiri të gjatë institucionesh dhe kompanish: që nga kontraktori, mbikëqyrësi e deri njësia e monitorimit të projektit.

Dëmi i shkaktuar mund të quhet tallje, por ne si popull me tallje jemi mësuar dhe nuk na bën përshtypje. Kolonjës kanë 10 vjet nuk po ia bëjnë rrugën dhe sërish 65% votuan Partinë Socialiste.

Ajo që nuk falet këtu është rrezikimi i jetës të udhëtarëve në një rrugë që hapet për qarkullim pa u kolauduar, certifikuar dhe marrë në dorëzim si e sigurtë. Kjo papërgjegjshmëri që hap rrugë për inagurim në prag zgjedhjesh duke marrë në qafë njerzit duhet të marrë fund. Në të kundërt duhet të veprojë drejtësia dhe t’i verë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që përveç talljes venë në rrezik jetën tonë.

Mbyllja e syve dhe mungesa e zbatimit të rregullave të mbikqyrjes, shkaktuan gjatë tërmetit 2019 dhjetra viktima dhe miliona euro dëme. Këto të fundit i kemi paguar nga xhepi me taksa dhe do t’i shlyejmë në të ardhmen po xhepi jonë sepse një pjesë janë borxh. Por mësime nuk duket se kemi marrë.

17 kilometra të lotit 2 Korçë-Ersekë kanë kushtuar afërsisht 50 milion euro. Segmenti ka standard normal të kategorisë C dhe vetëm një korsi. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milionë euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.

Tenderi është fituar nga kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola, ndërsa kompania ka marrë afro 4 milionë euro shtesë për punime të paparashikuara. A.N.K fitoi koncesionin për ndërtimin e rrugës me gjatësi 17 km Milot-Balldren me vlerë 310 milionë euro, projekt që u braktis pasi dështoi të siguronte paratë nga bankat.

Previous Post

Meritoni për Ledjonën: E bëra të qante, po dridhej! Ilnisa e ‘ndërsen’ më keq: Pse nuk e vazhdove?

Next Post

Horror në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni

Next Post
Horror në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni

Horror në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al