Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qendra në Tiranë/ SPAK: Hileja që përdorën mashtruesit për të zhvatur italianët

Editor by Editor
July 27, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Qendra në Tiranë/ SPAK: Hileja që përdorën mashtruesit për të zhvatur italianët
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK bashkë me prokurorë italianët njoftuan sot se kanë goditur një bandë që mashtronte qytetarët përtej Adriatikut duke u zhvatur 4.7 milionë euro përmes mashtrimit me një call center në qendër të Tiranës. Sipas SPAK, është goditur një grup i strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e blerjeve online, një operacion ky i nisur që në muajin tetor të vitit të kaluar. Arrestimet u kryen pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të bëra në një call center në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë dhe 140 kallëzimeve të personave të mashtruar në Itali. Viktimat kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin të investonin në shuma të vogla. Mashtruesit ishin të aftë në përdorim teknikash reale bindëse, duke i bërë qytetarët të investonin shuma deri në qindra mijëra euro. Grupi kishte role të ndara, operatorët që krijonin klientët, më pas këshilluesit, që ndiqnin viktimat hap pas hapi. Paratë e viktimave janë kthyer në kriptovalutë, duke u bërë të pagjurmueshme.

Deklarata e plotë e SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria  e Republikës Italiane në Pordenone, në vazhdim të operacionit “Dream Earnings”, të datës 25 Tetor 2022, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, kemi bërë të mundur nxjerrjen e katërmbëdhjetë masave të tjera te sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”,  të shtetasve shqiptarë, të cilët janë anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online.

Masat e sigurisë të ekzekutuara ditën e djeshme nga Drejtoria e Vendore të Policisë së Tiranë, Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në prezencë dhe  të Hetuesve te Skuadrës Levizese, Pordenone dhe të Qendrës Operacionale për Sigurinë Kibernetike – Policia Postare dhe e Komunikacionit në Friuli Venezia Giulia në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Policor – Zyra e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, (UCI), janë rezultat i veprimeve hetimore të zhvilluara pas kontrolleve  dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike të kryera në 25 tetor të vitit të kaluar pranë Call center-it me vendndodhje ne Tiranë ne Rrugën “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2, të kryera në bashkëpunim me Njësinë C te Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjthshme të Policisë Shqiptare.

Gjatë hetimeve janë administruar nga Prokuroria e Posaçme në total 140 kallzime të kryera nga palët e dëmtuara ne Itali, të cilët janë mashtruar nga grupi kriminal për një shumë totale prej afërsisht 4.700.000 euro. Hetimet kanë nisur si pasojë e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone. Verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë në dritë një skemë mashtrimi mjaft komplekse, sipas së cilës viktimat, kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike. Disa viktima në fakt, shihnin se si trefishohej investimi i tyre në pak ditë, duke i parë fitimet nëpërmjet platformave të fallsifikuara dhe të konfiguruara enkas për to nga organizata kriminale me qëllimin për ta bërë sa më të besueshëm fitimin.

Gjatë kryerjes së më shumë se një numri mjaft të madhe përgjimesh në Itali dhe Shqipëri, ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit. Në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin në favor të një Portofoli të panjohur duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave. Grupi i strukturuar kishte ngritur një call center të vërtetë, me role të ndryshme në brendësinë të tij: në fakt, kishte operatorë, të cilët merreshin me kontaktet e para me klientët duke verifikuar mundësinë e tyre për investim si dhe kishte “konsulentë” të vërtetë të cilët i ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimeve me më shumë përfitim për ta.

Masat e sigurimit të nxjerra si rezultat i analizës të të gjitha provave të marra nga përgjimet në Itali dhe Shqipëri, nga analiza e pajisjeve elektronike të sekuestruara, nga vëzhgimet dhe verifikimet e bëra para dhe pas goditjes të datës 25 tetor të vitit 2022, kanë të bëjnë me personat të cilët kanë rol deciziv në kuadër të mashtrimeve të kryera, pasi këta shtetas janë drejtues faktikë të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve, IT dhe konsulentë të shitjeve, (Retention). Hetimet vazhdojnë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme. Analiza e llogarive rrjedhëse, e kryer nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve që kanë perfshirë disa Shtete anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave, në pjesën më të madhe të rasteve, shndërrohej në kriptovalutë të lidhura me llogari të huaja të pagjurmueshme.

Nga analiza e kryer rezulton se grupi  funksiononte sipas skemave shumë të sakta: operatorët e ndryshëm të call center, të cilët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë që përmbyllnin një investim, të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte një drejtues i cili përveç se merrte një përqindje për investimet e realizuara, merrte edhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit të tij. Çdo drejtues nga ana tjetër i përgjigjej një administratori i quajtur supervizor, i cili përveç se merrte pagesën mujore më të lartë, merrte dhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjithë pjestarët e grupit kriminal.

Përveç kësaj ishin parashikuar edhe sanksione dhe dënime për ata që nuk do të arrinin të përmbyllnin kontrata. Bëhet fjalë për një sistem që i bënte operatorët “të mos kishin besim” tek njëri-tjetri dhe të ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime; e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurde.

Verifikimet hetimore kanë bere te mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit te strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të call center-it në fjalë. Është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin) të cilat i kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Një mesazh i rëndësishëm që duam të japim përmes këtij komunikimi me median është se fenomeni i mashtrimit on line nëpëmjet call centerave është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombetarë, në mënyrë që autorët e kësaj veprimtarie të paligjshme të marin përgjigjen e duhur. Por përveç goditjes së këtij fenomeni, është detyrë e shtetasve që punojnë në këto call centera që të ndërgjegjësohen dhe të mos bëhen pjesë e veprimtarive të paligjshme, por të punojnë ndërshmërisht në ato kompani të cilat nuk kanë aktivitet mashtrimin on line.

Previous Post

I mori në qafë “Sky”! Si u kapën drejtuesi i prokurorisë, ish-shefi dhe biznesmeni?

Next Post

“Hape derën, duart lart”! Arrestohet ish-shefi i policisë, dyshimet e para

Next Post
“Hape derën, duart lart”! Arrestohet ish-shefi i policisë, dyshimet e para

“Hape derën, duart lart”! Arrestohet ish-shefi i policisë, dyshimet e para

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al