Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Putin takohet sot me Erdoganin, a do ndërmjetësojë presidenti turk bisedimet për paqe me Ukrainën?

Editor by Editor
October 13, 2022
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Putin takohet sot me Erdoganin, a do ndërmjetësojë presidenti turk bisedimet për paqe me Ukrainën?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, gjatë takimit me presidentin Vladimir Putin në Kazakistan, më 13 tetor, tha një ndihmës i Kremlinit.

Turqia mund të ngrejë ide për paqen në Ukrainë dhe Erdogan ndoshta do të propozojë diçka zyrtarisht gjatë bisedimeve me Putinin, u tha Yuri Ushakov gazetarëve në Moskë, më 12 tetor.

Ai tha se nuk përjashton që Erdogan “do ta prekë në mënyrë aktive këtë temë” gjatë takimit të Putinit me Erdoganin.

Nëse ndodhin këto bisedime, ato ka shumë gjasa të mbahen ose në Stamboll ose në Ankara, shtoi ai.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të zhvillojë bisedime me Putinin. I pyetur për pozicionin e Zelenskyt, Ushakov tha: “Unë do të doja t’i them atij: kurrë mos thuaj kurrë”.

Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Previous Post

“Dasmës së Kasharit i mungoi kunata”, gazetari: Ja pse Arbana Osmani nuk bëri asnjë postim për Bora Zemanin në DWTS

Next Post

Sherr mes emigrantësh në Itali, humb jetën 45-vjeçari nga Kosova

Next Post

Sherr mes emigrantësh në Itali, humb jetën 45-vjeçari nga Kosova

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al