Saturday, November 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punonjës shkarkohen për moslike/share Lalit / Bashkia Tiranë përgjigjet Ramës: Autonomia vendore s’mund të cenohet nga presionet politike

timoni.al by timoni.al
November 21, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Punonjës shkarkohen për moslike/share Lalit / Bashkia Tiranë përgjigjet Ramës: Autonomia vendore s’mund të cenohet nga presionet politike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë për shtyp lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi kompetencat dhe vendimmarrjen e institucionit vendor, duke kërkuar ndërprerjen e çdo presioni politik ndaj administratës bashkiake dhe respektimin e autonomisë vendore. Bashkia thekson se nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit dhe kujton se autonomia e saj mbështetet në nenin 13 të Kushtetutës dhe në ligjin nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore.

Sipas reagimit, emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që duhet të ushtrohen në përputhje me ligjin, jo sipas preferencave personale apo ndërhyrjeve politike. Bashkia thekson se deklaratat dhe presionet publike ndaj drejtuesve të administratës cenojnë këtë parim dhe dëmtojnë funksionimin e institucioneve vendore.

Në tekstin e publikuar, Bashkia dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës. Reklamohet shqetësimi se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi institucionin vendor.

Bashkia nënvizon se asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të kryeqytetit. Duke iu referuar rendit kushtetues, ajo kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të kompetencave ligjore.

Reagimi përfundon me theksin se Bashkia e Tiranës i përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit, dhe se do t’u shërbejë deri në fund zgjedhësve të saj.

Previous Post

Në Etihad shpërthejnë protesta, Haaland pa gol dhe City ngec sërish; Fulhami i merr pikët nga duart

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al