Friday, May 30, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në Tiranë?

Editor by Editor
February 21, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në Tiranë?
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2019 Bashkia Tiranë prezantoi aplikacionin Tirana Ime, ku pilotoi matjen në kohë reale të cilësisë së ajrit.

“Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë, le të themi, teknologjinë më të fundit dhe nuk ka tjetër në rajon”, shprehej në 2019 kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Në bashkëpunim më një kompani private telefonike krijoi aplikacionin “Tirana ime”, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shohin të dhënat mbi cilësinë e ajrit të matur nga Bashkia Tiranë.

Ky aplikacion i krijuar me mbështetjen e një kompanie private telekomunikacioni u përditësua pak muaj më parë, kur Bashkia Tiranë prezantoi aplikacionin Tirana ime 2.0 duke u shprehur se ky do të ishte një version më i përparuar.

“Pajisjet u amortizuan për tre vite”

Pas rikonceptimit, opsioni “Cilësia e Ajrit” është hequr nga aplikacioni “Tirana ime 2.0” dhe të dhënat për ajrin në Tiranë mungojnë.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë u shpreh se matëset e ajrit kërkojnë rinovim.

“Matësat e ajrit, të cilat mundësonin raportimin për Cilësinë e Ajrit në Tirana Ime 1.0 App,  aktualisht kërkojnë rinovim të pjesëve, zëvendësim me teknologji më të re.  Jemi duke punuar për rikthimin e kësaj rubrike në Tirana Ime 2.00″, u shpreh Bashkia Tiranë në një përgjigje me shkrim.

Që prej vitit 2009 realizimi i matjes së cilësisë së ajrit në Tiranë është kryer me stacion automatik, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Sherbimet e ofruara nga aplikacioni “Tirana ime 2.0”

Stacionet automatike të cilësise së ajrit urban janë investim i Bashkimit Europian konkretisht i dy projekteve që kanë ngritur dhe konsoliduar sistemin e monitorimit të ajrit urban në Shqipëri në përputhje me standardet Europiane. Për këtë arsye pas vitit 2009 matjet janë kryer me stacione automatike”, u përgjigj Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Bruimet zyrtare që japin informacion për cilësinë e ajrit janë, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Aplikacioni “Tirana Ime”.

Teksa “Tirana ime” nuk disponon më të dhëna, mungesë të tyre ka edhe në institucionet e tjera.

Të dhënat e fundit (dhe të vetmet) mbi monitorimin e cilësisë së ajrit nga Instituti i Shëndetit Publik, janë të viteve 2016, 2017. Citizens Channel i dërgoi një kërkesë për informacion ISHP-së për të dhënat e cilësisë së ajrit, por nuk mori përgjigje.

Agjensia Kombëtare e Mjedisit gjithashtu nuk disponon të dhëna për ajrin në Tiranë.

Në raportin e vitit 2018 të gjendjes së mjedisit (RGJM), nuk ka të dhëna mbi cilësinë e ajrit.

Ndotja e ajrit shfaqet në kopertinë, por në brendësi të raportit nuk asnjë informacion.

Sipas RGJM e vitit 2018, nënvizohet se monitorimi i cilësisë së ajrit urban për vitin 2018 me stacionet automatik nuk është realizuar për shkak të pamundësive për të realizuar kualidimin e aparaturave.

Edhe në vitin 2020, të dhënat për Tiranën nuk shfaqen të plota. Teksa AKM jep të dhëna të detajuara për Gjirokastrën, Beratin dhe Kukësin, nga Tirana ka të dhëna nga një stacion i vendosur në zonënë e Saukut.

Teksa në vitin 2021 të dhënat për cilësinë e ajrit në Tiranë mungojnë në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Mbi këtë mungesë të dhënash, AKM u shpreh se “vonesa e procedurave të tenderimit për mirëmbajtjen dhe pandemia sollën degradimin e stacioneve”.

Sipas institucionit përgjejgës për matjen e cilësisë së ajrit, kjo ka qenë arsyeja pse gjatë 2021 në Tiranë nuk u bë e mundur vënia në punë e stacioneve.

“Në 2022 AKM në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit bënë të mundur vënien në funksionim të plotë të gjitha stacionet e monitorimit të ajrit urban”, u përgjigj AKM duke shtuar se të dhënat nuk janë përpiluar ende.

Kështu të vetmet të dhëna publike për vitet e fundit për cilësinë e ajrit në Tiranë janë ato të sigurara nga matjet që kanë kryer një grupim organizatash. Projekti “Green Lungs” ka nxjerr në pah të dhëna të cilat nuk janë pasqyryar nga instiucionet e tjera përkatëse.

Shqipëri ka një ligj për mbrojtjen e mjedisit. Ligji 162/2014, “Për mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis”. Ligji parashikon që qeveria duhet të bëjë matje, dhe gjithashtu duhet edhe të informojë qytetarët.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Neni 10 ne ligjin per Mborjtjen e Cilesise se Ajrit

Mungesa e të dhënave nga institucionet, sipas ekspertëve  ka bërë që ndotja e ajrit të jetë jashtë kontrollit.

Rodion Gjoka nga instituti Co-plan, të cilët bëjnë matjet për “Green Lungs”, sqaron se në dy dekadat e fundit institucioni i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, nuk i ka kapacitet e duhura për të kryer matjet.

“Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe i ashtuquajturi  Inspektorati Mjedisor, që në dy vitet e fundit i ka kaluar kompetencë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ku për fat të keq gjejmë edhe neglizhencë të tej skajmshme në raport me komponentët e mjedisit që i ka pasur për detyrim ti zbatojë”, u shpreh Gjoka.

Një raport i Qëndresës Qytetare i 2021, tregon se ka mungesë informacioni për ajrin dhe mospërputhje të dhënash.

“Shkakton konfuzion tek qytetarët në aspektin e informimit, por ç’është më e rëndësishmja ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre”, thotë raporti.

Mbi të dhënat e 2019 nga apliakcioni Tirana ime, raporit vlerëson se bien ndesh me të dhënat e Green Lungs.

“Green Lungs nxjerr shifra shqetësuese mbi normë, kurse Për Bashkinë Tiranë këto dy ndotës janë nën normë në të gjitha pikat e matura”, thuhet në raport.

“Niveli i ndotjes në Tiranë mbi standartin europian”

Sipas matjeve të “Green Lungs” rezulton se ka tejkalim të standardit të Bashkimit Evropian për nivelin e lejuar të dyoksidit të karbonit, dyoksidit të azotit, si dhe grimcave PM10 dhe PM2.5, që janë edhe ndotësit kryesorë në ajër.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Hartezimi i pikave te nxehta ne kryeqyteti sipas Green Lungs

“I kalojnë limitet e vendosura nga legjislacioni shqiptar, që ka standartet më të larta për këto ndotës, i tejkalojnë standartet e Bashkimit Europian që i ka deri diku më të reduktuara sepse synon për një mjedis më të shëndetshëm”, sqaron Gjoka.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Ai sqaron se përgjatë 6 apo 7 viteve të fundit që ata kanë monitoruar përbrenda unazës së madhe të Tiranës rezulton se ka 23 pika të nxehta, pra vende ku cilësia e ajrit është konstant mbi standartet e e lejuara.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

“Dhe kjo nuk është pak sepse kemi bërë një vlerësim që në këto hotspot punojnë dhe jetojnë të paktën 170 mijë banorë”, shprehet Gjoka.

Faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në Tiranë sipas ekspertëve janë transporti dhe ndërtimi.

“Vjen kryesisht nga transporti, edhe nga ndërtimet, se Tirana vazhdon të ndërtohet. Çështja e transportit është e lidhur dhe gjithashtu edhe e ndërtimeve në vazhdim është e lidhur me prezencën e këtyre makinave”, u shpreh eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Siperfaqja e lejeve te ndertimit ne m2 ne Tirane/ 29 Dhejtor 2022

Ai tregon se sipas një llogaritje që ai ka kryer, rezulton se Tirana ka më shumë makina për kilometër katror, krahasuar me qytetet e tjera të Europës.

Eksperti Gjoka shprehet se nga monitorimi i tyre ka rezultuar se çdo kantier, 6 vitet e fundit në Tiranë, është kthyer në një hotspot, për sa i takon shkarkimeve në ajër.

Pse u zhdukën të dhënat mbi cilësinë e ajrit në

Kantier ndertimi ne zonen afer parkut te Liqenit tek Universiteti Politeknik i Tiranes

Po ashtu ai shton se makineritë e tansportit si betonieret e shtojnë nivelin e ndotjes pasi janë jashtë çdo kriteri për sa i takon emetimeve në ajër.

“Mungesa e hapësirave të gjelbëra shton nivelin e ndotjes”

Hapësirat e gjelbëra janë një faktor i rëndësishëm për pastrimin e ajrit, thonë ekspertët, duke shtuar se mungesa e tyre, si në rastin e Tiranës, e përkeqëson edhe më tej situatën.

“Tirana është një nga qytetet, unë nuk di të ketë qytet tjetër europian që të ketë kaq pak metër katror hapësirë të gjelbër në raport me popullsinë dhe gjithë territorin e qytetit. Hapsira e gjelbër është jashtëzakonisht e vogël”, shprehet Ferruni.

Ai sjell në vëmendje deklaratën e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj të vitit 2015, kohë kur ai erdhi në pushtet, që shprehej se “Tirana ka një metër katror hapësirë të gjelbër për banorë”, duke e konsideruar këtë si një hapësirë tepër të vogël.

“Vendimi i parë i rëndësishëm është që ne do të bllokojmë ndërtimin në Tiranë për të respektuar moratoriumin e qeverisë dhe nga moto e bashkisë këto 4 vjet e cila ishte, beton beton beton, motoja jonë ndryshon dhe është gjelbërim, pemë, lule, lulishte, parqe”, premtonte në 2015 Veliaj.

Teksa sot, thotë Ferruni, hapësira e gjëlbër për banor është reduktuar edhe më shumë.

“Ka qenë problem i madh dhe tashmë është akoma më i madh problemi edhe në raport me hapësirën e gjelbër e cila presupozohet që absorbon një pjesë të ndotjes që emetohet në qytetet europiane. Në Shqipëri nuk kemi absorbim për arsye të hapësirën së gjelbër”, shprehet eksperti.

Sipas një studimi të Instituti për Zhvillimin e Habitatit” (Co-Plan) të vitit 2021, humbja e sipërfaqjeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Gjithsej Tirana ka 237.96 hektar hapësirë publike të gjelbër, teksa sipërfaqet e ndërtimit shënojnë rritje çdo vit.

Ekspertët shprehen se mbjellja e pemëve është e pamjaftueshme për të kryer absorbimin, që supozohet të kryejnë hapësirat e gjelbëra.

Një investigim i Citizens Channel zbuloi se Bashkia Tiranë nuk ka arritur të përmbush objektivin e saj për mbjelljen e 200 mije rrënjëve të reja deri në 2030.

Deri më tani bashkia nuk ka arritur të mbjellë as 60 mijë rrënjët e para. Sakaq për ekspertët shprehen se 2 milion fara apo fidanë nuk mund të konsiderohen si një pyll, pasi që një pemë të kryeje funksionet e saj si thithja e ndotjes apo çlirimi i oksigjenit, duhet të paktën 20 apo 30 vite.

“Transporti ndotësi kryesor, flota e gjelbër u zbeh rrugës”

Sipas ekspertëve ndotësi kryesor është transporti, i ndjekur më pas nga ndërtimet.

Dhe për të shkuar të zgjidhja e problemit, ekspertët sugjerojnë që të nisemi tek shkaku.

“Një element i zbutjes së ndotjes së ajrit, padyshim është ai që është edhe shkaktari, transporti. Në këtë kontekst ka dhe alternartiva për ta zbutur atë”, shprehet Ferruni.

Po ashtu edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në një përgjigje për Citizens Chanel u shpreh se “treguesit mbi normë në qytetin e Tiranës janë grimat e pluhurit dhe oksidet e azotit që janë tregues që vijnë nga transporti rrugor”.

AKM u shpreh në përgjigjen me shkrim, se në matjet që ata kanë kryer gjatë ditëve pa makina apo gjatë pandemisë është vënë re një ulje e parametrave të monitoruar.

“Për sektorë të tjerë nuk janë vënë re ndikime të dukshme duke marrë parasysh që energjia e prodhuar eshte hidrike, indrustria nuk është shumë e zhvilluar dhe ngrohja e banesave bëhet me energji elektrike”, shton më tej AKM.

Eksperti Lavdosh Ferruni shprehet se një plan i mirëfilltë për një transport të gjelbër do të redukonte ndotjen e ajrit në Tiranë.

“Alternativa kryesore është vendosja e një flote të makinave të gjelbëra, jo makina hibride por makina vërtet elektrike, ekologjike në masën 100%”, sugjeron Ferruni.

Bashkia Tiranë ka prezantuar disa herë “Flotëne  Gjelbër” të autobusëve elektrik.  Një hulumtim i Citizens Channel zbuloi se në tenderin e shpallur nga Bashkia Tiranë specifikohej që autobusët duhet të ishin 100% elektrik .

Tirana ka aktualisht 16 linja të transportit publik, ku vetëm njëra ka mjete hibride, që funksionojnë pjesërisht me karburant dhe pjesërisht me bateri./Citizens Channel

Previous Post

Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Greqi, plagosen 2 kushërinjtë

Next Post

Berisha: Ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend, nuk është partiak

Next Post
Berisha: Ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend, nuk është partiak

Berisha: Ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend, nuk është partiak

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

May 29, 2025
“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

May 29, 2025
FOTO/ Aksident në aksin Lin- Pogradec/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

FOTO/ Aksident në aksin Lin- Pogradec/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

May 29, 2025
Meta flet nga qelia: Fletërrufenë e Ramës do ta shpartalloj në Gjykatë…! 

AKTUALITET

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

by Editor
May 29, 2025
0

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra...

Read moreDetails
“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

May 29, 2025
FOTO/ Aksident në aksin Lin- Pogradec/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

FOTO/ Aksident në aksin Lin- Pogradec/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

May 29, 2025
Meta flet nga qelia: Fletërrufenë e Ramës do ta shpartalloj në Gjykatë…! 

Meta flet nga qelia: Fletërrufenë e Ramës do ta shpartalloj në Gjykatë…! 

May 29, 2025
Vijon masakra në Gaza, sulmet izraelite vrasin 44 palestinezë

Vijon masakra në Gaza, sulmet izraelite vrasin 44 palestinezë

May 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i “detyron” të jetojnë në një pallat me vrasësin

May 29, 2025
“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

“Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

May 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al