Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë tërmetesh?

Editor by Editor
February 6, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë tërmetesh?
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë e 500 personave.

Mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa një numër i madh njerëzish kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Qeveri të ndryshme dhe organizata të shumta ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pret që numri i viktimave të jetë shumë më i madh. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se tërmeti u pasua me mbi 20 pasgoditje. Të paktën një nga to ishte me magnitudë 7.5.

Turqia është në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.

Në vitin 1999, 17,000 njerëz humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.4 – më i rëndi në dekada goditi në veriperëndim të vendit.

Në tetor të vitit 2022, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Detin Egje duke vrarë 116 persona dhe duke plagosur mbi 1 mijë. Përveç dy viktimave, të gjithë të vdekurit ishin nga qyteti i Izmirit.

Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë sizmik?

Turqia është një nga vendet më të prekura nga tërmeti në botë, sepse shtrihet në pllakën e Anadollit midis dy çarjeve kryesore në koren e tokës, shpjegon revista shkencore italiane, ‘Focus’. Çarja në Anadollin e Veriut (me të verdhë në foto 1, më poshtë) që përshkon vendin nga perëndimi në lindje dhe çarja e Anadollit lindor (me rozë në foton 1) që ndodhet në rajonin juglindor të vendit. Ato kanë origjinën nga një zonë e vetme e njohur si “Kryqëzimi i trefishtë i Karliovës”, i quajtur kështu sepse është pika e kryqëzimit midis tre pllakave: asaj anadollake, euroaziatike dhe arabe.

Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë

Diagrami i çarjeve që përshkojnë territorin e Turqisë

Për të kuptuar pse ndodhin tërmete të tilla të dhunshme, shikoni foton 2 (më poshtë). Ylli i kuq tregon zonën ku kanë ndodhur tërmetet e fundit në çarjen e Anadollit Lindor. Kjo çarje është e tipit “rrëshqitës”, që do të thotë se dy rajonet në kontakt rrëshqasin horizontalisht në lidhje me njëri-tjetrin kur ndodh një tërmet.

Pse Turqia është një zonë me rrezik të lartë

Harta që tregon se ku kanë ndodhur tërmetet më të fundit në Anadollin lindor.

Në këtë rast, nga të dhënat e para të marra duket se ka pasur një rrëshqitje të zonës më veriore të thyerjes drejt jugut me rreth 2 metra. E gjithë kjo për faktin se pllaka arabe, e cila ndodhet në jug po lëviz drejt veri-verilindjes me një shpejtësi prej rreth 24 milimetra në vit dhe ndërsa në veri të Gjirit Persik ajo rrëshqet nën Euroazi (ku në foton 2 ka trekëndëshat e vegjël përgjatë një vije të zezë), përgjatë thyerjes lindore të Anadollit pllaka krijon një lëvizje rrëshqitëse.

Rrëshqitja nuk ndodh vazhdimisht, por ndodh vetëm kur forcat e përfshira grumbullohen në sasi të mëdha përgjatë thyerjes dhe në një moment të caktuar kjo i çliron papritur.

Previous Post

Publikohet AUDIO “bombë”/ Zhaklin Lekatari: Burri i Oltës do të më shantazhojë, nuk blihem me para

Next Post

Turqia shpall një javë zi kombëtare pas tërmetit tragjik, rritet sërish numri i viktimave

Next Post
Turqia shpall një javë zi kombëtare pas tërmetit tragjik, rritet sërish numri i viktimave

Turqia shpall një javë zi kombëtare pas tërmetit tragjik, rritet sërish numri i viktimave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

April 22, 2026
Gazetari rus nuk i ndahet Melonit; Solovyov sulmon sërish kryeministren: Jeni bashkëpunëtore në krimet e Italisë fashiste

AKTUALITET

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

by timoni.al
April 22, 2026
0

Administrata e presidentit Donald Trump po zhvillon bisedime për të zhvendosur me mundësi deri në 1,100 shtetas afganë që kanë...

Read moreDetails
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

April 22, 2026
Gazetari rus nuk i ndahet Melonit; Solovyov sulmon sërish kryeministren: Jeni bashkëpunëtore në krimet e Italisë fashiste

Gazetari rus nuk i ndahet Melonit; Solovyov sulmon sërish kryeministren: Jeni bashkëpunëtore në krimet e Italisë fashiste

April 22, 2026
Negociatat SHBA-Iran: Trump pas zgjatjes së armëpushimit, mund të ketë bisedime të reja në Pakistan brenda 72 orësh

Negociatat SHBA-Iran: Trump pas zgjatjes së armëpushimit, mund të ketë bisedime të reja në Pakistan brenda 72 orësh

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al