Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës/ Berisha i pranishëm në tubim, mbi 1 mijë forca policie në terren, ja rrugët që do të bllokohen

Editor by Editor
February 20, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Protesta e opozitës/ Berisha i pranishëm në tubim, mbi 1 mijë forca policie në terren, ja rrugët që do të bllokohen
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç është paralajmëruar, sot mbahet protesta e opozitës. Tubimi do të nisë në orën 17:30 para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë, ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’.

Mësohet se ish-kryeministri Berisha, do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë.

Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë, do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës, deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Previous Post

Pasioni përpara parasë / Ja paga që do të përfitoj Kylian Mbappe tek Real Madrid

Next Post

Artan Hoxha: Si u kapën në Bolivi nga DEA, narkotrafikanti “Balena e Brazilit” dhe Lorenc Hyseni

Next Post
Artan Hoxha: Si u kapën në Bolivi nga DEA, narkotrafikanti “Balena e Brazilit” dhe Lorenc Hyseni

Artan Hoxha: Si u kapën në Bolivi nga DEA, narkotrafikanti “Balena e Brazilit” dhe Lorenc Hyseni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al