Friday, October 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e djeshme: shkatërruan institucionet me sende të forta dhe zjarr; 2 arrestohen në Korçë, 23 procedohen penalisht

timoni.al by timoni.al
October 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Protesta e djeshme: shkatërruan institucionet me sende të forta dhe zjarr; 2 arrestohen në Korçë, 23 procedohen penalisht
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një tubimi në Korçë, pjesëmarrës, disa të maskuar, kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe ushtruan akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike. Sipas njoftimit, dhuna përfshinte edhe përdorimin e zjarrit dhe shkatërrimin me sende të forta të godinave dhe infrastrukturës urbane.

Si pasojë janë dëmtuar godinat e Bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Janë dëmtuar gjithashtu kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë, të planifikuar me shërbim, u përballën me hedhje gurësh dhe sende të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar, që paraqitën kundërshtim ndaj forcave të rendit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale në drejtim të Prokurorisë së Korçës, për ngjarjet e lidhura me tubimin e datës 15.10.2026 janë arrestuar në flagrancë dy shtetas: F. L., 21 vjeç, banues në Voskop, dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht. Për ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 23 shtetas të tjerë, nga të cilët 15 janë të mitur.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje; arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi 50 mijë euro

Next Post

Tensionet SHBA–Ukrainë, Reuters: Shtëpia e Bardhë urdhëroi kufizimin e sistemit Starlink të ushtrisë ukrainase

Next Post
Tensionet SHBA–Ukrainë, Reuters: Shtëpia e Bardhë urdhëroi kufizimin e sistemit Starlink të ushtrisë ukrainase

Tensionet SHBA–Ukrainë, Reuters: Shtëpia e Bardhë urdhëroi kufizimin e sistemit Starlink të ushtrisë ukrainase

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al