Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria Elbasan kërkon 39 vite burg për 6 persona, shpërndanin para të falsifikuara

Editor by Editor
November 3, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Prokuroria Elbasan kërkon 39 vite burg për 6 persona, shpërndanin para të falsifikuara
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë persona rrezikojnë të dënohen me 39 vite burg në total, pas pretencës së dhënë sot nga Prokuroria e Elbasanit. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprimtarinë kriminale të falsifikimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara.

Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.

Njoftimi i plotë për të pandehurit e marrë nga Prokuroria e Elbasanit:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan u gjykua procedimi penal nr.266 viti 2021 për disa të pandehur, të cilët në bashkëpunim me njëri –tjetrin kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara të prerjes 5000 Lekë në qytetin e Elbasanit.

Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.

Në përfundim të gjykimit të procedimit penal Nr.266, viti 2021 nga organi i Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u kërkua:

  1. Të deklarohet fajtor i pandehuri K.B., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
  2. Të deklarohet fajtor i pandehuri J.H., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
  3. Të deklarohet fajtor i pandehuri D.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
  4. Të deklarohet fajtor i pandehuri F.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
  5. Të deklarohet fajtor i pandehuri N.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim, zbatim i nenit 59 Kodit Penal;
  6. Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L,  për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me tre vjet burgim,se spe është kapur dhe duke transportuar emigrantë në mënyrë të kundraligjshme. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të dënohet përfundimisht me nëntë vjet burgim.

Në mbështetje të neneve  190 pika 1 gërma “b” dhe 391 të Kodit të Procedurës Penale të deklarohen të falsifikuara (kartëmonedhat e sekuestrura) mbajtja dhe qarkullimi i të cilave është i ndaluar të zhduken.

Në total u kërkuan 39 vite burgim për të pandehurit.

Previous Post

“Ministrat gjermanë nuk i trajtuan shqiptarët si kriminelë”, Rama thirrje diplomatëve britanikë: Hajdeni në Gjermani dhe mësoni, ndreqni vetë problemet tuaja

Next Post

Gjykata konfiskon “Ora News” dhe pronat e tjera të Ylli Ndroqit

Next Post
Gjykata konfiskon “Ora News” dhe pronat e tjera të Ylli Ndroqit

Gjykata konfiskon “Ora News” dhe pronat e tjera të Ylli Ndroqit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al