Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës sekuestron 2 milionë euro pasuri në emër të gruas së Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit

Editor by Editor
December 12, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Prokuroria e Tiranës sekuestron 2 milionë euro pasuri në emër të gruas së Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit
0
SHARES
91
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrohet pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se janë sekuestruar 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore, në pronësi të Albana Alidhima Murataj, gruaja e Admir Muratajt.

Ky i fundit mbeti i vrarë në  grabitjen e 10 milionë eurove në Rinasit në vitin 2019. Këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të bashkëshortit të saj, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes.

Ndërkohë hetimet janë në vijim për të zbuluar pasuri të tjera që 47 vjeçarja ose familjarët e saj, mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relative”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Relative”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht:

  • 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Previous Post

Fituesit e miliona lekëve janë në një shtëpi, grantet për start up-et si “QOKA” për të njohurit e Ministrisë

Next Post

Festuan të ndarë 32 vjetorin e PD, Dashnor Sula: Më vinte turp! Nuk mora pjesë në asnjë mbledhje

Next Post
Festuan të ndarë 32 vjetorin e PD, Dashnor Sula: Më vinte turp! Nuk mora pjesë në asnjë mbledhje

Festuan të ndarë 32 vjetorin e PD, Dashnor Sula: Më vinte turp! Nuk mora pjesë në asnjë mbledhje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al