Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, i dyshuar për eksploziv në banesën Memishaj: Pa prova që e implikojnë

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in LAJME
0
Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, i dyshuar për eksploziv në banesën Memishaj: Pa prova që e implikojnë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie me eksploziv në hyrje të një banese në zonën e Dajtit. Sipas burimeve shumë të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, prokuroria ka vlerësuar se ndalimi i Allës ka qenë i paligjshëm.

Prokuroria njofton se gjatë hetimit nuk është administruar asnjë provë direkte apo indirekte që të krijojë dyshimin se Alla ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Jakup Memishajt. Po ashtu, për organin e akuzës nuk mund të konsiderohet si provë fakti që i ndaluari kishte pasur konflikt me familjen Memishaj lidhur me një minibar, të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla.

Duke iu referuar dëshmisë së Nazmie Myftaraj, policia kishte konstatuar se familja Memishaj kishte porositur në Tapizë një minibar, të cilin e kishin paguar por nuk e kishin marrë, dhe për këtë kishin kryer kallëzim në polici. Pas këtij pretendimi, policia ka ndaluar Ervis Allën. Sipas prokurorisë, në dokumentacion rezulton se Alla është shënuar si “nuk u gjet” në mobileri, ndërsa nuk është reflektuar fakti se lokalizimi i tij ishte kryer në Krujë.

Prokuroria thekson se policia nuk ka mbajtur akt shërbimi për të pasqyruar këto fakte. Bazuar në mungesën e provave dhe në parregullsitë e konstatuara në veprimet e policisë lidhur me dokumentimin e lokalizimit dhe aktet e shërbimit, organi i akuzës ka vendosur se ndalimi i Allës ka qenë i jashtëligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Lajmi publikohet nga Top Channel.

Previous Post

Rama nis konsultimet për hartën e re nga Kuçi, mbledh kryebashkiakët e bashkive që shkrihen me Reformën Territoriale

Next Post

Nga Dajti te Dibra dhe Patosi vazhdojnë shuarjen e zjarreve; 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor në terren

Next Post
Nga Dajti te Dibra dhe Patosi vazhdojnë shuarjen e zjarreve; 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor në terren

Nga Dajti te Dibra dhe Patosi vazhdojnë shuarjen e zjarreve; 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor në terren

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al