Sunday, July 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Prokuroria cakton arrest me burg dhe shtëpie për 12 të përfshirë në Durrës për falsifikim dokumentesh për prona

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Prokuroria cakton arrest me burg dhe shtëpie për 12 të përfshirë në Durrës për falsifikim dokumentesh për prona
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, gjykata ka caktuar masa sigurie të ndryshme për 12 persona të dyshuar për falsifikim dokumentesh për të përfituar prona. Hetimi, i nisur në vitin 2022 pas problematikave të konstatuara gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, ngriti dyshime për falsifikim dhe regjistrim të paligjshëm të pasurive.

Sipas hetimeve, skema dyshohet të jetë përdorur për përvetësimin e pronave në gjashtë raste në zonën kadastrale 1574, në zonën e Kallmit dhe ish-NB Frutore në Durrës, një zonë me interes për shkak të pozicionit bregdetar. Prokuroria dyshon se disa persona, në bashkëpunim me punonjës të ASHK Durrës, kanë falsifikuar dokumentacionin e pronave, duke futur në arkiv dokumente të manipuluara me numra reference të dyfishta dhe më pas duke i regjistruar në regjistrat e pasurive me data fiktive. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste janë hequr fletët origjinale të regjistrave, ku pasuritë rezultonin me pronar “shtetin”, dhe ato janë zëvendësuar me dokumente të falsifikuara në emër të personave nën hetim. Më pas, disa prej këtyre pronave dyshohet se janë shitur te persona të tretë. Nga ana tjetër, disa punonjës të ASHK Durrës dyshohet se kanë regjistruar këto pasuri duke përdorur dokumentacion të falsifikuar dhe pa kryer verifikimet ligjore të nevojshme.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për shtetasit R.SH., A.K., B.Z. dhe R.Z., të dyshuar për veprat penale të ndryshme, përfshirë mashtrimin, falsifikimin e dokumentave, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Masën “Arrest në shtëpi” e morën Sh.Sh., V.M., A.M. dhe B.XH., të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Për F.XH., J.M., L.D. dhe A.C. u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të dyshuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe/ose shpërdorim detyre, sipas rasteve.

Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë u vendosën sekuestro preventive ndaj një serie pasurish në Durrës, përfshirë pasuritë me Nr. 276/1 (27.550 m2), 147/8 (14.228 m2), 39/7 (6.000 m2), 462/12 (3.800 m2), 143/21 (5.500 m2), 143/22 (5.500 m2), 276/91 (500 m2), 276/84 (7.000 m2), 276/89 (500 m2), 276/90 (500 m2), 276/88 (500 m2), 276/87 (3.000 m2) dhe 276/85 (6.000 m2).

Previous Post

Botërori 2026: La Roja kundër Red Devils, Spanja dhe Belgjika në kërkim të gjysmëfinales

Next Post

Ambasada Amerikane paralajmëron: Prindër që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund t’u mohohet rinovimi

Next Post
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngim masash të DASH për vizat: Preken ata që punojnë për kundërshtarët tanë

Ambasada Amerikane paralajmëron: Prindër që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund t'u mohohet rinovimi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al