Sunday, October 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projektligji për Specialen: dënimi maksimal 15 vjet, burgu të kryhet në Kosovë; Presidenti mund t’i falë të dënuarit

timoni.al by timoni.al
October 3, 2026
in AKTUALITET
0
Projektligji për Specialen: dënimi maksimal 15 vjet, burgu të kryhet në Kosovë; Presidenti mund t'i falë të dënuarit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Natën e së premtes Qeveria e Kosovës konstatoi se nisma e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk paraqet pengesa ligjore për procedim në Kuvend, duke hapur rrugën për miratimin e saj nga deputetët.

Projektligji synon të përcaktojë dhe kufizojë më qartë qëllimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Në ndryshimin e nenit 1 përkufizohet se veprimtaria gjyqësore e tyre duhet të përputhet me qëllimin për të cilin u themeluan dhe me Shkëmbimin e Letrave të 14 prillit 2014, duke e kufizuar atë në pretendimet specifike të përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dok. 12462. Synohet edhe parandalimi i degradimit institucional të Dhomave në një gjykatë të jashtëzakonshme dhe riafirmimi i epërsisë së gjykatave vendore për gjykimin e krimeve të tjera të luftës brenda territorit të Kosovës.

Projektligji parashikon transferimin në Kosovë të lëndëve, provave, dëshmitarëve dhe personave të gjykuar nga Dhomat Speciale kur këto raste nuk kualifikohen sipas mandatit të tyre, duke ruajtur të drejtat për një gjykim të drejtë, vazhdimësinë gjyqësore dhe ligjshmërinë procedurale. Me ndryshimin e nenit 6 përcaktohet se Dhomat dhe Zyra kanë juridiksion mbi krimet e përshkruara në nenet 12–16 vetëm kur ato përbëhen ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt nga: (a) nxjerrja, heqja dhe trafikimi i paligjshëm i organeve, indeve ose qelizave njerëzore, siç identifikohen në Raportin Dok. 12462; ose (b) vrasja e paligjshme, tortura ose trajtimi mizor dhe çnjerëzor i kryer në vendet specifike të ndalimit të emërtuara në të njëjtin raport, kur këto akte lidhen drejtpërsëdrejti me veprimet e marrjes së organeve.

Shtohet neni 10B që rregullon kushtet e transferimit të personave të privuar nga liria: kur procedura përfundon për shkak të mungesës së juridiksionit, transferimi realizohet në përputhje me ligjin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe brenda 48 orësh personi paraqitet para gjyqtarit kompetent në Kosovë. Neni 15 kufizon dënimin maksimal në 15 vjet burgim, sipas parimit lex mitior, ndërsa neni 16 përcakton se dënimet vuajnë në institucionet korrektuese të Kosovës. Neni 17 lejon që personat e dënuar nga Dhomat të jenë subjekt i faljes individuale nga Presidenti, në përputhje me Ligjin për Faljen. Projektligji përfshin gjithashtu ndryshime për mbrojtjen e dëshmitarëve, ruajtjen e arkivës, bashkëpunimin ndërgjyqësor dhe autorizon Kuvendin të angazhojë organizata ndërkombëtare për mbikëqyrje.

Previous Post

Goca dhe Gra rikthehet sonte; Orinda Huta dhe Selin Bollati i bashkohen Ori Nebiajt dhe Ema Andreas

Next Post

Lajmi i fundit: Eli Fara reagon për videot intime në rrjetet sociale

Next Post
Lajmi i fundit: Eli Fara reagon për videot intime në rrjetet sociale

Lajmi i fundit: Eli Fara reagon për videot intime në rrjetet sociale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al