Thursday, June 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PROFIL/ Berlusconi në biznes, politik dhe dashuri, mirupafshim ‘KAVALIER’!

Editor by Editor
June 12, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
PROFIL/ Berlusconi në biznes, politik dhe dashuri, mirupafshim ‘KAVALIER’!
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ndërron jetë në moshën 86 vjeçare. Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza.

Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina, Eleonora dhe Pier kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë me makinat e tyre.

Kush ishte Silvio Berlusconi politikani dhe biznesmeni që përmendej shumë here në kancelaritë e botës, medias dhe sportit:

Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. Ai e nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua.

Në  fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale”.

Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar i Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie , 5 champions League , 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube. Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990  u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari i vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”.  

Pas dorëheqjes Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim tatimor, akuza këto të cilat u rrëzuan. Mes premtimeve  për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare  të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte  të luftonte.

Në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi  një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi  ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të.

Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk  dinte se kishte të bënte me një minorene.

Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli i pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me  termin “Bunga Bunga”.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa i përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor.

Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partenja e tij Marta Fascina.

Previous Post

Mashtrimi 600 mijë euro, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin në burg për Milena Derajn!

Next Post

Stërvitja “Air Defender 23”, Autoriteti i Aviacionit Civil: Vonesa dhe anulime fluturimesh!

Next Post
Stërvitja “Air Defender 23”, Autoriteti i Aviacionit Civil: Vonesa dhe anulime fluturimesh!

Stërvitja “Air Defender 23”, Autoriteti i Aviacionit Civil: Vonesa dhe anulime fluturimesh!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTOLAJM/ Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ka nisur zyrtarisht, të ftuarit e famshëm i bashkohen festës së mirëseardhjes

FOTOLAJM/ Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ka nisur zyrtarisht, të ftuarit e famshëm i bashkohen festës së mirëseardhjes

June 26, 2025
Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

June 26, 2025
Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

June 26, 2025
249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ VanHorn: Shqiptarët kanë bërë sakrifica të shumta për të ndërtuar një botë më paqësore! Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria!

AKTUALITET

FOTOLAJM/ Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ka nisur zyrtarisht, të ftuarit e famshëm i bashkohen festës së mirëseardhjes

by Editor
June 26, 2025
0

VENECIA- Festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kanë nisur zyrtarisht me një festë mirëseardhjeje me plot personazhe të famshëm. Kim Kardashian,...

Read moreDetails
Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

June 26, 2025
Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

June 26, 2025
249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ VanHorn: Shqiptarët kanë bërë sakrifica të shumta për të ndërtuar një botë më paqësore! Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria!

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ VanHorn: Shqiptarët kanë bërë sakrifica të shumta për të ndërtuar një botë më paqësore! Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria!

June 26, 2025
Jamarbër Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, me preferencë Partinë Socialiste

Jamarbër Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, me preferencë Partinë Socialiste

June 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTOLAJM/ Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ka nisur zyrtarisht, të ftuarit e famshëm i bashkohen festës së mirëseardhjes

FOTOLAJM/ Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ka nisur zyrtarisht, të ftuarit e famshëm i bashkohen festës së mirëseardhjes

June 26, 2025
Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

Reportazhi i Radios Publike franceze: Droga nga Porti i Durrësit dhe paratë e pista që pastrohen në kulla në Tiranë

June 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al