Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Procesi i pakthyeshëm’, SHBA e BE me mesazhe për reformën në drejtësi

Editor by Editor
May 10, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
‘Procesi i pakthyeshëm’, SHBA e BE me mesazhe për reformën në drejtësi
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e diplomasisë amerikane dhe asaj evropiane në Tiranë shfrytëzuan një konferencë mbi ditën e drejtësisë të mbajtur të premten në Tiranë për të siguruar publikun e gjerë por edhe funksionarët e sistemit të drejtësisë për mbështetjen për Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përkundrejt deklaratave me nënkuptime të funksionarëve të ndryshëm të maxhorancës socialiste dhe spekulimeve se SPAK mund të vendoset nën sulm nga të dyja krahët e politikës, siç duket, të pakënaqura me hetimet e deritanishme mbi korrupsionin, abuzimin me detyrën apo shkeljen e barazisë në tenderë.

I ngarkuari me Punë i SHBA-në në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se “Reforma në Drejtësi dhe suskseset e saj janë të pakthyeshme” ndërsa nuk i kurseu lavdet për rezultatet e deritanishme.

“Ne presim tërësisht që institucionet që u krijuan 112 vjet më parë, u krijuan më 2016, do të jenë këtu për një kohë të gjatë. Nuk ka diskutime për këtë sepse është populli shqiptar që është shprehur se e do këtë,” tha Wisner.

Duke iu drejtuar zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, Wisner tha se “puna juaj për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin janë premtuese.” Por ai shtoi se “më shumë duhet të bëhet nga politikanët, nga institucionet dhe nga çdokush që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri.”

I njëjti mesazh u përcoll dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i cili tha se “reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t’u shërbejnë qytetarëve”.

“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla”- theksoi ai duke shtuar se “BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë”.

Mesazhet e kumbarëve të kësaj reforme që u miratua në vitin 2016 me konsensus politik vijnë në një moment kur ka zëra nga mazhoranca që aludojnë për një jetëgjatësi afatshkurtër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Një javë më parë gjatë një interviste në Televizionin Publik ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilësoi këtë strukturë si të përkohshme me afat 9-vjeçar, ndërkohë që prokurorët kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Previous Post

UEFA ndëshkon arbitrin që eliminoi Bayernin në gjysëmfinalen e Champions

Next Post

Berisha sfidon Ramën: Para se të takosh patronazhistët që ke çuar në Athinë, publiko censusin o Çubrilloviç shqipfolës

Next Post
Berisha sfidon Ramën: Para se të takosh patronazhistët që ke çuar në Athinë, publiko censusin o Çubrilloviç shqipfolës

Berisha sfidon Ramën: Para se të takosh patronazhistët që ke çuar në Athinë, publiko censusin o Çubrilloviç shqipfolës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al