Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Policja akuzon qytetarin se rrezikoi ta shtypte me makinë, kamerat e sigurisë e nxjerrin blof

Editor by Editor
March 8, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
Policja akuzon qytetarin se rrezikoi ta shtypte me makinë, kamerat e sigurisë e nxjerrin blof
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së martës rastin e një qytetari në Korçë, i cili është akuzuar nga një punonjëse policie se i kishte rrezikuar jetën me makinë. Por kamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën. Bëhet fjalë për qytetarin Ilir Kafazi, i cili tregon se datën 15 Janar në qendër të Korçës ka marrë gjobë për parkimin e makinës.

Ai thotë se 3 punonjësit e komisariatit të policisë kanë gjobitur vetëm makinën e tij, pasi të tjerët që kishin parkuar si ai u larguan dhe u lejuan ta bënin këtë.

Për këtë ai debatoi me punonjësit e policisë. Pasi nuk zgjidhi gjë, u largua me mjetin e tij. Më vonë në shtëpinë e tij zbarkoi policia, duke e shoqëruar në komisariat. 3 punonjësit që e gjobitën, kanë pretenduar se Ilir Kafazi ka tentuar të shtypë me makinë njërën nga punonjëset, por kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë e hedhin poshtë këtë pretendim.

Iliri ka shpjeguar të gjithë situatën si ndodhi ngjarja.

Ilir Kafazi: Kisha parkuar mjetin dhe pas disa sekondash shoh që vjen patrulla e policisë. Ishin gjashtë makina të parkuara dhe të gjithë kur panë makinën e policisë që u afrua, të gjithë duke shkuar në mjetet e tyre, të njëjtën gjë bëra dhe unë. Futet shoferi i parë largohet, futet shoferi i dytë ndez makinën ndërkohë shkoj dhe unë. Dhe mirësjellje i ngre dorën dhe them ndjesë po e largoj direkt mjetin. Do marrësh gjobë më thanë. I thashë meqënëse le dhe të tjerët, po largohem dhe unë meqë jam prezent ta shmangim pjesën e gjobës. Do marrësh gjobë, po më thoshte një nga vajzat. Ok i thashë, do pranoj. Qëndrova disa sekonda dhe shoh makinën para meje e parkuar që kishte bërë të njëjtën gjë shkelje. I them meqënëse po më vendosni dhe mua gjobë, vendosini dhe makinës para meje se të njëjtën shkelje kemi bërë, të barabartë jemi. Asnjë lloj reagimi. I them përsëri, vendosini gjobë sepse jeni 3 punonjës, një merret me mua dhe dy të tjerët merruni me atë. Asnjë lloj reagimi. Në këtë moment shoh që futet shoferi në makinë, e ndez dhe bën indietro. Aty u irritova për hir të së vërtetës. Mos veproni kështu u thashë unë, disa të nënës e disa të njerkës.

E parkoj makinën 20 metra më poshtë te parkimi publik i bashkisë. Dhe kthehem pas rreth 1 minute. Shkoj për të marrë vajzën nga kursi dhe njoftohem me telefonatë nga një komshi, thotë çfarë ka ndodhur me ty? Çfarë ke bërë? I thashë si është puna? Tha, ka ardhur një furgon policie, një patrullë, kanë ardhur dhe punonjës civilë të krimeve dhe po kërkojnë shtëpinë tënde, po bëjnë reprezalje këtu në lagje. Dhe jo më tepër se 4-5 minuta unë shkoj te shtëpia. Pa zbritur mirë vajzën nga makina, nga ballkoni i shtëpisë shihte dhe mamaja ime, mua më marrin dhe më shoqërojnë, mua dhe mjetin. Më çojnë në komisariat dhe na kanë marrë në ballafaqim patrullën me 3 punonjësit e policisë përpara shefit të krimeve. Duke dhënë deklaratën time, ndërpritem nga njëra prej punonjësve. Dhe thotë po mos tërhiqja unë zvarrë kolegen time, kjo s’do ishte më midis nesh. Unë mendova se mos më akuzuan për shtypje të policëve siç pretenduan përpara shefit të krimeve, por ndërkohë kishin pretenduar që më kishin kërkuar dokumentacionin e makinës, nuk ja kisha dhënë dhe isha larguar me mjetin tim. Më është bllokuar mjeti atë ditë, unë jam mbajtur edhe rreth 5 orë të tjera i ndaluar në dhomë të shoqërimit dhe nuk e mora vesh pse u bllokua mjeti kur s’kam bërë asnjë lloj aksidenti, asnjë gjobë. Në datën 28 Janar lëshohet një urdhër nga prokurori për lirimin e mjetit dhe mjeti vazhdon të qëndrojë i bllokuar. Dhe mjeti më është kthyer në datën 15 Shkurt, rreth 1 muaj, dhe nuk e di arsyen përse është mbajtur.

Emisioni Stop nxorri edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku është filmuar e gjithë ngjarja. Në këtë video nuk qëndron varianti që ka dhënë njëra prej punonjëseve të policisë, e cila pati deklaruar se Ilir Kafazi kishte rrezikuar ta përplaste me makinë.  /tvklan.al

Previous Post

Kush është Bajlozi që porositi vrasjen? Vrasja e Behar Sofisë, SPAK di vetëm pseudonimin

Next Post

Këta janë dy shqiptarët e parë që i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë

Next Post
Këta janë dy shqiptarët e parë që i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë

Këta janë dy shqiptarët e parë që i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mourinho në fokus: “McTominay më dhuroi fanellën, si një shpërblim, pas vendosjes së Pogbas në stol për të!”

Mourinho në fokus: “McTominay më dhuroi fanellën, si një shpërblim, pas vendosjes së Pogbas në stol për të!”

December 11, 2025
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

December 11, 2025
Ish-ministri Lefter Koka lirohet nga burgu, hiqet masa për inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri Lefter Koka lirohet nga burgu, hiqet masa për inceneratorin e Fierit.

December 11, 2025
VIDEO/ Vrau pronarin e kampingut dhe shqiptarin, nipi del para gjyqit. Si e ‘tradhtoi’ telefoni i të dashurës

AKTUALITET

Mourinho në fokus: “McTominay më dhuroi fanellën, si një shpërblim, pas vendosjes së Pogbas në stol për të!”

by timoni.al
December 11, 2025
0

Pas fitores së Benfikës ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, José Mourinho tregon edhe një herë shakatë e tij karakteristike....

Read moreDetails
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

December 11, 2025
Ish-ministri Lefter Koka lirohet nga burgu, hiqet masa për inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri Lefter Koka lirohet nga burgu, hiqet masa për inceneratorin e Fierit.

December 11, 2025
VIDEO/ Vrau pronarin e kampingut dhe shqiptarin, nipi del para gjyqit. Si e ‘tradhtoi’ telefoni i të dashurës

VIDEO/ Vrau pronarin e kampingut dhe shqiptarin, nipi del para gjyqit. Si e ‘tradhtoi’ telefoni i të dashurës

December 11, 2025
Ilir Demalia: Opozita disponon 200 deputetë në seancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ilir Demalia: Opozita disponon 200 deputetë në seancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mourinho në fokus: “McTominay më dhuroi fanellën, si një shpërblim, pas vendosjes së Pogbas në stol për të!”

Mourinho në fokus: “McTominay më dhuroi fanellën, si një shpërblim, pas vendosjes së Pogbas në stol për të!”

December 11, 2025
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al