Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Policia zbardh dinamikën e atentatit ndaj çiftit të bashkëshortëve në Lezhë: Një ‘Audi’ i mbajti nën vëzhgim viktimat…

timoni.al by timoni.al
April 27, 2026
in KRYESORE
0
Policia zbardh dinamikën e atentatit ndaj çiftit të bashkëshortëve në Lezhë: Një ‘Audi’ i mbajti nën vëzhgim viktimat...
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Lezhë është zbardhur dinamika e ngjarjes së 26 prillit 2026 në fshatin Balldren, ku bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci u vranë me armë zjarri. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, bëri të ditur në një konferencë për mediat se rreth orës 14:50 në rrugën “Balldren-Torovicë” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Kreshnik Mujeci. Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe të urgjencës.

Për zbardhjen e ngjarjes u ngrit një grup hetimor i posaçëm, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale dhe ekspertë kriminalistë, që nën drejtimin e Prokurorisë kryen veprime intensive hetimore dhe metoda proaktive. Hetimet përfshinë këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi itinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, si dhe analizimin e çdo prove materiale; si rezultat u identifikua njëri prej automjeteve të përdorura, një “Audi A4”.

Sipas policisë, nga dinamika e ngjarjes Audi A4 kishte survejuar lëvizjen e Kreshnik Mujeci, ndërsa më pas një automjet tjetër, tip “Volksëagen” pa targa, dyshohet se i prerë rrugën automjetit të viktimave. Shtetasit që ishin në automjet dyshohet se qëlluan me breshëri armësh në drejtim të automjetit të Mujecit, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të bashkëshortes. Hetimet e mëtejshme çuan në identifikimin e tre personave të dyshuar: A. M., 22 vjeç; F. M., 36 vjeç; dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Policia sjell në dijeni se nga kontrollet në disa banesa dhe ambiente të tjera nuk u arrit të kapeshin të dyshuarit, të cilët janë shpallur në kërkim. Operacioni për kapjen e tyre vazhdon intensivisht me përfshirjen e forcave speciale “RENEA”, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe strukturave operacionale të DVP Lezhë. Po vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe armëve të përdorura. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh angazhimin maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

Previous Post

Federata Italiane nën administrim? UEFA paralajmëron: rrezikohet Euro 2032 dhe klubet jashtë kompeticioneve evropjane

Next Post

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Meta shtyhet, përcaktohet data e seancës së radhës

Next Post
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Meta shtyhet, përcaktohet data e seancës së radhës

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Meta shtyhet, përcaktohet data e seancës së radhës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al