Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia rrethon ambientet e News24, Meta: Akt terrori i paralajmëruar ndaj medias së pavarur

Editor by Editor
August 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Policia rrethon ambientet e News24, Meta: Akt terrori i paralajmëruar ndaj medias së pavarur
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Meta thotë se akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv, sipas tij të kryeministri Edi Rama.

Ai shton se duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur, shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale. Gjithashtu Meta u bën thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt.

POSTIMI:

Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.

Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.

U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F2133565963815636%2F&show_text=false&width=269&t=0

Previous Post

Flakët shpërthejnë në Finiq, Parku Natyror “Syri i Kaltër” nën vëzhgim.

Next Post

VIDEO/ Mijëra njerëz protestojnë në Izrael kundër planit të Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës

Next Post
VIDEO/ Mijëra njerëz protestojnë në Izrael kundër planit të Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës

VIDEO/ Mijëra njerëz protestojnë në Izrael kundër planit të Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al