Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia reagon për tragjedinë në Durrës: shofer i dehur, patenta e pezulluar më parë dhe gjoba për shpejtësi

timoni.al by timoni.al
May 4, 2026
in AKTUALITET
0
Policia reagon për tragjedinë në Durrës: shofer i dehur, patenta e pezulluar më parë dhe gjoba për shpejtësi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas aksidentit rrugor të ndodhur më 03.05.2026 rreth orës 14:10 në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, Durrës, Policia e Durrësit njofton se drejtuesi i mjetit, shtetasi N.R., 57 vjeç, është arrestuar në flagrancë. Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtim të Prokurorisë, pas veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit, konstatuan se mjeti tip “Mercedes-Benz ML” ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit dhe ka goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetën dy fëmijë të mitur: E.M., 12 vjeç, dhe K.N., 10 vjeç. Fëmija tjetër, 8 vjeç, mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është lokalizuar nga patrulla e Policisë dhe është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se N.R. drejtonte automjetin në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Po ashtu i është marrë kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin si pasojë e drejtimit në gjendje të dehur.

Verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit tregojnë se ky shtetas ishte ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor: për parakalim të gabuar në vitin 2020 dhe për tejkalim të shpejtësisë dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Policia shpreh ngushëllimet për familjarët e të miturve që humbën jetën dhe u uron 8-vjeçarit shërim sa më të shpejtë, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim në parandalimin e aksidenteve rrugore.

Previous Post

I dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë; Nikoll Radiçi: Nuk mbaj mend; patenta pezulluar më parë

Next Post

Kryeministri Rama mbërrin në Armeni për Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, pritet nga homologu Pashinyan

Next Post
Kryeministri Rama mbërrin në Armeni për Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, pritet nga homologu Pashinyan

Kryeministri Rama mbërrin në Armeni për Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, pritet nga homologu Pashinyan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al