Saturday, September 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Policia njofton masat për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi

timoni.al by timoni.al
September 26, 2026
in LAJME
0
Policia njofton masat për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka shpallur plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë, që zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Plani, i përgatitur në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, bazohet në përvojën e mëparshme për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatave të rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit, gjatë datës 26.09.2026, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime qarkullimi në disa akse në afërsi të stadiumit. Rrugët e bllokuara janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit; Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së; Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së; Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së; Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje; Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së; Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja); Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar. Në sheshin “Wilson” do të devijohet lëvizja drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes. Rruga e Elbasanit, Unaza dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullim.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë do të kryejnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

Policia kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit duke filluar nga ora 18:30, pasi për shkak të fluksit pak para fillimit mund të humbasin mundësinë për të hyrë. Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie që do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në mënyrë që aktiviteti të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Previous Post

Pasojat e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare të ulin kërkesën për gaz dhe energji elektrike

Next Post

Policia njofton masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Bjellorusi

Next Post
Policia njofton masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Bjellorusi

Policia njofton masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Bjellorusi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al