Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia nis hetim, ja cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Editor by Editor
August 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Policia nis hetim, ja cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro, përmes premtimit për fitime të majme duke investuar në blerje kriptovalutash.

“Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor. Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pas denoncimit të deputetit socialist Erion Braçe, i cili ngriti ditën e djeshme alarmin se platforma TXEX po grabit qytetarët dhe bëri apel për shmangien e investimeve, reagoi edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Sakaq, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bën me dije se përveç TXEX janë dhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu, të cilat po joshin shqiptarët për të investuar, por që rezultojnë të jenë “firma piramidale në internet”.

“AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse AKEP dhe ofruesit e shërbimeve të internetit. Gjithashtu rasti në fjalë është raportuar dhe në Policinë e Shtetit. Platformat janë: XUEXA (https://xuexa[.]com/pc/#/), TXEX dhe Grokrexddu (https://grokrcoiod8[.]com/pc/#/home)”, thuhet në reagimin e AKSK. 

Previous Post

Platforma online që gënjen qytetarët, policia fillon hetimet

Next Post

Foto+Video: Monumenti i Jezusit në malet e Tropojës shkakton polemika, krahasimet me statujën në Rio de Janeiro dhe niveli i artit të krijimit.

Next Post
Foto+Video: Monumenti i Jezusit në malet e Tropojës shkakton polemika, krahasimet me statujën në Rio de Janeiro dhe niveli i artit të krijimit.

Foto+Video: Monumenti i Jezusit në malet e Tropojës shkakton polemika, krahasimet me statujën në Rio de Janeiro dhe niveli i artit të krijimit.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al